Polici vret veten para qendrës së votimit

0

Në fshatin Dishnicë te Korces, në ambjentet e jashtme të shkollës 9-vjeçare, dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit, punonjësi i policisë A.V, 50 vjeç, banues në Maliq, i caktuar me detyrë për ruajtjen e këtij objekti zgjedhor QV.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.