LSI: Ngjarje kriminale në Shëngjin. Për çdo pikë gjaku, Rama e Çako përgjegjës

0

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama e quan ngjarje kriminale ngjarjen e ndodhur jashtë një qendre votimi në Shëngjin ku u është lënduar një aktivist i LSI-së.

Luan Rama: Në Shëngjin para pak çastesh, një aktivist anëtarë i LSI është plagosur nga tre njerëz të armatosur në përbërje të një grupi të njohur kriminal të rilindjes që prej ditësh vepron në mbrojtjen e strukturave kriminale të policisë së shtetit në atë qark.

I plagosuri është Florja Dushku, ka qenë në punën e vet, në një aktivitet normal. Është plagosur nga ata që rilindja i ka klonuar dhe fabkrikuar në mënyrë të kriminalizuar për ti përdorur siç i ka përdorur gjatë gjithë fushatës por më drejtëpërdrejtë si i përdori sot. Është rasti i tretë në Lezhë që aktivistë të LSI plagosen nga e njëjta bërthamë që vepron atje. Ky është një prej rasteve.

Për çdo pikë gjaku të qytetarëve të pafajshëm përgjegjësia bie mbi kryeministrin e rilidnjes Edi Rama dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Pas nga Ministri i Brendshëm i është kërkuar shkarkimi i drejtorit të policisë Lezhë.