Del Piero fton Cristiano Ronaldon te Juventusi

“Te Juventusi ka vend dhe për Cristiano Ronaldon”. Kështu ka deklaruar ish-sulmuesi i skuadrës italiane, Alessandro Del Piero.

Italiani duke komentuar finalen e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit, ka folur edhe për një transferim të mundshëm të yllit portugez.

Ronaldo është në qendër të mediave pas daljes së lajmeve se dëshiron të largohet nga Real Madrid.

“Nëse Ronaldo është i pakënaqur te Real Madridi, mund të vijë të Juventusi, aty ka vend për të”, ka deklaruar Del Piero.