“VOTO 2017” aplikacioni i dedikuar zgjedhjeve të 25 qershorit

“zgjedhj” është aplikacioni ku çdo zgjedhjës nëpërmjet smartfonëve që zotërojnë mund të kontrollojnë në pak minuta qendrën e votimit ku ai voton.

Gjithashtu ky aplikacion mundëson për qytetarët që edhe të denoncojnë parregullsitë në procesin zgjedhor.

Aplikacioni është i suportueshëm në të dy platformat e mëdha të smartfonëve,  atë android dhe në IOS, ndërkohë që nëse bëni identifikimin me anë të kartës së identitetit, jo vetëm që aplikacioni ju tregon qendrën tuaj të votimit por gjithashtu edhe vendndodhjen e saj.

Gjithashtu qytetarët mund të informohen në kohë reale për çdo informacion nga KQZ si dhe për rezultatet zgjedhore.