Kur akullorja rrit 1.600 për qind çmimin e… vaniljes

0

Çmimi për shijen natyrale të vaniljes është rritur në mbarë botën gjatë viteve të fundit për shkak të përdorimit të gjerë te akullores. “Dhe nuk ka shpresa që çmimi i saj të ulet”, tha Bernd Hachmann, pronar i kompanisë së prodhimit të vaniljes “Aust & Hachmann”. Në disa vende këto çmime janë rritur 16-fish, në afërsisht 30 euro (33 dollarë) për kilogram.

“Aust & Hachmann”, e themeluar në 1881 në Hamburg, Gjermani, përpunon në të gjitha variantet produktin e vaniljes dhe shet afërsisht 300 tonë në vit. “Prodhimi i vaniljes po kalon një krizë të madhe”, tha Hachmann, kompania e të cilit është një nga furnizuesit më të rëndësishëm në botë të këtij përbërësi.

Aromatizuesit e vaniljes rrjedhin nga kapsulat e frutave të fermentuara të disa specieve të veçanta të orkideve dhe për shkak se plantacionet e reja të vaniljes zgjasin tre deri në katër vjet për t’u krijuar, nuk mund të gjejmë një zgjidhje më të shpejtë për prodhimin e saj.

Sipas “Librit gjerman të ushqimit”, shija natyrale e vaniljes është e nevojshme të përdoret në kremin e akullores me vanilje, ndërsa mund të shmanget tek akulloret me aromë vaniljeje