Shqipëria dhe Estonia `kampion` në Europë, për rritjen e çmendur të çmimeve

0

Inflacioni në Shqipërisë sipas metodologjisë së Eurostat ka pësuar rritjen më të madhe në rang evropian, edhe në muajin maj 2017.  INSTAT publikoi sot se, ndryshimi vjetor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në Maj 2017 është 3,4 %.

Deri në muajin Prill Shqipëria ishte vendi i parë në rang europian për ritmin më të lartë të rritjes së çmimeve, por në maj u rendit në vendin të dytë pas Estonisë, raporton Monitor.

Sipas INSTAT,  ky ndryshim, është ndikuar kryesisht nga rritja vjetore e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,4 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,1 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,4 %, “Transport” me 2,3 %, etj.