5 sekrete bukurie që parfumi juaj të zgjasë deri ditën tjetër

Parfumi është një një produkt i padukshëm në pamje të parë, por pa diskutim një prej atyre gjërave më përcaktuese të stilit të një personi. E keni pyetur veten pse na pëlqen një parfum? Ndoshta sepse na kujton diçka.

Ndoshta sepse na përfaqëson, na shpreh, na plotëson. E vështirë përgjigjja. Shqisa e të nuhaturit është ajo që ka ndërhyrje të menjëhershme tek kujtesa jonë, tek emocionet e njeriut dhe psikologjia e tij.

Por e dini cilat janë sekretet e njerëzve që duken të parfumosur nga koka deri tek këmbët ? Ja 5 sekrete bukurie që do ju ndihmojnë që parfumi juaj të zgjasë deri ditën tjetër:

1.Në qoftë se doni që parfumi juaj të qëndrojë sa më gjatë, duhet t’i kushtoni rëndësi një detaji të rëndësishëm siç është hidratimi i lëkurës. Pasi bëni dush, mos harroni të lyeni trupin me krem hidratues.

2.Që parfumi juaj të zgjasë sa më gjatë, duhet ta hidhni atë pas gjunjve, kërthiza dhe mbrapa veshëve. Kurse aplikimi i parfumit tek kërthiza sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë.

3.Në përgjithësi shumë femra fërkojnë pjesën e brendshme të kyçeve kur hedhin parfum. Shmangeni këtë veprim pasi shpërbën dhe avullon molekulat e parfumit.

4.Këshillohet ta ruani në frigorifer ose në ndonjë kënd të dhomës suaj ku është i mbrojtur nga veprimi i agjentëve të jashtëm, siç është dielli.

5. Ekspertët e industrisë së rekomandojnë të spruconi pak parfum dhe mbi flokë. Distanca nuk duhet t’i kalojë të 30 cm-tat.