Sekuestrohet 1 kuintal kanabis në Itali, arrestohet një italian, arratisen dy shqiptarët

Një i arrestuar, një kuintal marihuanë dhe dy të arratisur: Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga Policia në Manfredonia e kuesturës së Foggia, pas një operacioni të ngjashëm të zhvilluar në mars kur u konfiskuan më shumë se 800 kg marihuanë, dy pistoleta Beretta dhe u arrestuan tre shqiptarë.

Në Peschici, në lokalitetin Buria është zbuluar se është depozituar marihuana që kishte zbarkuar në Gargano dhe është gjetur në një vilë në ndërtim e sipër, njëmijë kg. U arrestua i zoti i pronës, Raffaele De Noia, 21 vjeç, lindur në Peschici, që mendohet se është i afërt me një familje krimi me shumë ndikim.

Në kohën e kontrollit, dy rojtarë të drogës, me shumë mundësi me origjinë shqiptare, arritën të zhduken duke humbur gjurmët dhe tani janë shpallur në ëkrkim.

De Noia tha se kishte qënë ditët e fundit jashtë qytetit, në Andria, ku kishte marr pjesë në varrimin e një të afërmi që ishte vrarë (Matteo De Gennaro, 25 vjeç, nga një shtënë në kokë natën mes së shtunës dhe të dielës së 11 qershorit në Bisceglie)./Syri.com