Nga vrasja në Vlorë tek arratisja spektakolare nga burgu, kush është ish-polici i ekstraduar sot (Emri)

Ekstradohet nga Milano i Italisë për në Shqipëri ish-polici nga Vlora, Fatmir Hamiti, i arrestuar një vit më parë në Itali pasi kërkohej nga autoritet shqiptare për vrasjen e një qytetari me armën e shërbimit në vitin 1995 si dhe për arratisjen spektakolare nga burgu një vit më vonë.

Fatmir Hamiti ishte dënuar me 18 vjet burg për veprën penale “Vrasje me dashje”, por ai u arratis nga burgu dhe jetoi me një identitet të rremë deri në vitin 2016-të kur edhe e arrestuan autoritetet italiane.

NGJARJA
Ish-polici shqiptar, Fatmir Hamiti u arrestua në vitin 1995 për llogari të drejtësisë shqiptare për një vrasje të kryer në Vlorë. Policia e Venecias publikon videon e arrestimit dhe fakte rreth jetës që bënte ai në Itali, fshehur pas identitetit Neshat Nelaj.

Arrestimi i tij u beë gjatë operacionit të koduar “Kameleoni”. Media italiane shkruan se ai akuzohet për vrasjen e një bashkëqytetari të tij me emrin Krenar Kalemi, më 22.06.1995 në Vlorë.

Hamiti pas një sherri e qëlloi atë me 5 plumba nga pistoleta e punës. Ai u arrestua dhe u dënua me 18 vjet burg për vrasjen. Hamiti, në atë kohë ishte punonjës në zyrën e emigrimit në Policinë e Vlorës dhe media italiane raporton se vrasja për të cilën u dënua ndodhi pranë gjykatës.

Më pas, ai u bë protagonist i një arratisje spektakolare nga burgu, një vit pas krimit të kryer dhe që atëherë ka qenë në kërkim.