Nga salloni i bukurisë në motel për prostitucion, zbulohet kurthi

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me rrjetin e prostitucionit të shkatërruar sot në Tiranë, ku tutorë ishte një 50 vjeçare e ndihmuar edhe nga i dashuri i saj një 62 vjeçar.

50 vjeçarja kishte ngritur një skemë të veçantë, ku për klientet që nuk kishin të paguanin shërbimet që kryenin në sallonin e bukurisë së kësaj të fundit, ajo i çonte ato për të shërbyer si prostituta. Mësohet se vajzat e reja dërgoheshin në motelet e Vaqarrit dhe Ndroqit dhe ofronin shërbime seksi kundrejt një pagese 100-200 euro.

Njoftimi

Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Real”, në kuadër të të cilit kanë arrestuar në flagrancë të shtetasve:

1.P. J., 62 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114/2)

2.  T. Th, 50 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 114/2)

3.  B. D., 52 vjeç, banues në Prishtinë – Kosovë (Neni 113)

4.  E. P., 27 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 113)

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale.

 Skema

Shtetasja T. TH., prej disa kohesh, me anë të mashtrimit joshte vajza të reja duke u ofruar atyre para dhe sende te tjera me vlerë dhe më pas i shfrytëzonte ato për prostitucion duke i dërguar në hotele të ndryshme në periferitë e Tiranës.

Këtë aktivitet te kundraligjshëm e kryente në bashkëpunim me shtetasin P. J.

Ky i fundit pasi vihej në dijeni nga shtetasja T.TH., bënte transportin e vajzave në drejtim të klientëve të tyre me makine.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– 9 aparate telefonik

– 2 automjete

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale,

“Prostitucioni” dhe “Shfrytezimi i  prostitucionit”, parashikuar nga nenet 113 dhe 114/2 të Kodit Penal.