Gjinushi: PSD, mbi tre mandate

Në Paskuqan, kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi deklaroi se nëse votohet si deputet i Tiranës, do të ndryshojë gjendjen e rënduar që ka kjo zonë.

“Këtu në Paskuqan, ne vijmë edhe me shpresën dhe me traditën, që në përgjithësi ju e keni mbështetur të majtën dhe keni votuar edhe Partinë Social-Demokrate. Në qoftë se votoni në 25 qershor, numrin 9, jemi ne administratorët e kësaj zone, për të mos mbetur më kështu”, u shpreh Gjnushi.

Skënder Gjinushi, është i pari në listën e kandidatëve për deputetë, të PSD-së, në qarkun e Tiranës.