LSI dhe Ilir Meta me 15 qershor miting të madh në Tiranë

LSI ka lajmëruar se me 15 qershor do të zhvillojë një miting të madh në sheshin “Nënë Tereza”. Pas pazarit të pisët Basha-Rama, tashmë vetëm LSI shikohet si e vetmja shpresë për të shpëtuar demokracinë nga uzurpimi i kësaj dyshe që shiten parimet dhe gjithçka për interesa personale. LSI synon të jetë forcë e parë dhe ka një supër mbështetje nga rinia shqiptare, e cila do vendosë për fatet e Shqipërisë me datë 25 qershor.

Ilir Meta ka zbritur personalisht në fushën e betejës përballë dyshes Edi Rama- Lulzim Basha. LSI punon për të marrë kryeministrin me vota me 25 qershor dhe për të zhbërë pazarin e datës 17 maj mes PS-PD (video).