Rama e nis ditën me sheshin e Patosit por me mendje te “timoni” (FOTO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën me një imazh nga sheshi kryesor i Patosit. Teksa uron mirëmëngjesin, ashtu si çdo ditë tashmë, kreu i Qeverisë tregon përmes fotove ndryshimin e Patosit nga viti 2015 dhe sot.

Sakaq, kryeministri thotë se ka ende shumë punë për të bërë, teksa thotë se nëse populli i jep timonin e qeverisjes, do të vijohet me reformat.

“MIRËMËNGJES ?

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të Bashkisë së re të Patosit më 2015 dhe sot?

Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste ? nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Për #ShqipërinëQëDuam ?? ??me #Shtet ? #Punë ? #Mirëqenie”, thotë kryeministri Rama.