Drejt përfundimit Kulla e Sahatit në Berat

Në qendër të lagjes “Dëshmorët e Kombit”, ka nisur të hedhë shtat Kulla e Sahatit, një nga veprat e rralla monumentale të qytetit të Beratit, e cila së bashku me ndërtimet e tjera karakteristike të këtij qyteti do ta plotësojnë edhe më mirë peizazhin e tij antik.

Punimet për ndërtimin e kësaj kulle kanë nisur në fund të muajit mars dhe pritet të përfundojnë në fund të muajit qershor. Ajo do të jetë e lartë 25.44 m.

Për të inspektuar punimet e kësaj vepre, i pranishëm sot në këtë lagje, veç eksponentëve të tjerë të pushtetit lokal, ishte edhe Kryetari i Bashkisë,  Petrit Sinaj, i cili shprehu kënaqësinë e tij për cilësinë dhe ecurinë e punimeve, duke theksuar se kjo Kullë Sahati jo vetëm që do t’ia shtonte edhe më tej vlerat e ansamblit uraban kësaj zone, por do të shërbente edhe si pikë referimi dhe orinentimi për banorët e saj.