Zbulohet manovra e Ministres Ekonomi pas kallëzimit të Lazimit në Prokurori

Në fillim jepet urdhri për shkarkim, pastaj gjenden motivet. Kjo është ajo që po ndodh këto ditë në Ministrinë e Zhvillimit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes pas vendimit për të larguar politikisht drejtorin e Postës Shqiptare, Majlind Lazimi.

Në 1 qershor, Ministrja Ekonomi në mënyrë abuzime urdhëroi lirimin e drejtorit të Postës Shqiptare pa asnjë argument ligjor. I vetmi “argument” ishte një njoftim i Partisë Demokratike që pretendonte se Lazimi kishte marrë pjesë në fushatë elektorale. As prova dhe asnjë fakt, vetëm një ide e Partisë Demokratike. Kaq mjaftoi dhe Ministrja Milva Ekonomi firmosi shkarkimin.

Sot Majlind Lazimi bëri padi në Prokurori kundër Ministres, duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje flagrante ligjore. Kjo pasi as bordi i Postës dhe asnjë institucion nuk kishte marrë vendim për lirimin nga detyra.

E gjendur para një gafe të trashë ligjore, Ministrja Ekonomi ka nisur sot procedurat e Auditimit të Postës Shqiptare. Me pak fjalë, pasi e shkarkon po mundohet të gjejë arsyen se pse e largoi. Arsja për shkarkime politike nuk është ligjore dhe nuk ka gjykatë që i jep të drejtë Minsitres Politike të PS dhe as ministrive teknikë të PD. Në këtë boshllëk ligjore, Ekonomi po kërkon prova te auditimi i Postës për të justifikuar shkarkimin.

Ky është një skandal i përmasave të papara në administratë dhe një talle me institucione. Ministrja Ekonomi vetëm sot më 4 qershor ka çuar grupin e kontrollit të Posta për të përligjur urdhrin e shkarkimit të paligjshëm të datës 1 qershor të Dr. Përgjithshëm të Postës Shqiptare, Majlind Lazimi.

Kjo është manovra e Ministres Ekonomi pas kallëzimit të Lazimit në Prokurori, por edhe gafa ligjore. Pasi sot më datë 5 qershor çon kontrollin e Ministrisë për të përligjur motivacionin e urdhrit të shkarkimit më 1 qershor.