INTERVISTA/ Rama nuk e mohon koalicionin me Bashën: Vendos sovrani

Kreu i PS-së njëkohësisht edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë të dhënë për SYRI.net në emisionin FAKT të gazetarit Çim Peka, është shprehur se nuk ka një marrëveshje bashkëqeverisje me opozitën e drejtuar nga Lulzim Basha.

Gjatë intervistës me gazetarin Peka, Rama është shprehur se në datën 26 qershor pret që të ketë marrë 71 deputetë që të mos fillojë negociatat me partitë e tjera.

INTERVISTA E PLOTË E EDI RAMËS ME GAZETARIN ÇIM PEKA

Çim Peka: Zoti Rama faleminderit! Tashmë fushata ka filluar, është hera e parë në 27 vjet që një fushatë elektorale apo një garë elektorale, ngjason më shumë si një ndeshje miqësore. Keni folur për takimin 3 orësh me Lulzim Bashën, kryetarin e opozitës, megjithatë ka një perceptim se përfundimisht keni vendosu të zhdukni të gjitha partitë e vogla dhe do të qeverisni bashkë pavarësisht rezultatit. Kush do të jetë kryeministër dhe kush zv/kryeministër?

Edi Rama: Pyetja nënkupton që perceptimi është i saktë, por në fakt perceptimi nuk është i saktë, sepse nuk ekziston një marrëveshje për bashkëqeverisje. Ekziston në marrëveshje për ndarje përgjegjësish qoftë për zgjedhjet qoftë dhe për periudhën mbas zgjedhjeve, kur është koha që qeveria të mos jetë vetëm në përpjekjen për anëtarësimin në BE, por edhe opozitë ta bëjë punën e saj, në mënyrë që Shqipëria të ketë një avokati të plot dhe të njëzëshme, dhe jo të ketë një palë që flet për një Shqipëri tjetër dhe një palë që flet për një Shqipëri tjetër dhe në këtë mënyrë të krijojmë një imazh shumë të pakëndshëm, për të thënë një fjalë të butë, në sy të partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Çim Peka: Pra me këtë po thoni se keni rënë dakord me Lulzim Bashën pavarësisht se çfarë do të bëjë qeveria e ardhshme, do të qeverisë mirë apo keq, opozita do të flasë mirë për të?

Edi Rama: Jo! Kemi rënë dakord që të bëjmë atë që bëjnë të gjithë vendet normale të cilat kanë opozitë dhe qeveri që janë në debate të vazhdueshme brenda vendit, por kur vjen puna jashtë vendit flasin me një zë për vendin e tyre, duke mbrojtur interesin kombëtar dhe duke mbrojtur interesin strategjik të vendit. Konkretisht nuk bëhet fjalë për të pasur një opozitë që flet mirë për qeverinë, por bëhet fjalë për të pasur një skenë politike të papolarizuar në anglisht, ndërsa në shqip nuk ka asnjë problem që të vazhdojmë betejën siç ka ndodhur ën gjithë këto vite.

Çim Peka: Zoti Rama kam pa fund intervista me ju, por gjithmonë jeni shprehur, unë nuk ju përgjigjem pyetjeve po sikur. Edhe unë po i qëndroj kësaj çfarë ju keni bërë vazhdimisht me mua. Nuk po shkoj me po sikur PS-ja të fitojë 71 vota, pasi unë e shikoj të pamundur, por pyetja është konkrete. Edi Rama do të ishte më i gatshëm të qeveriste me Ilir Metën, me LSI-në, apo me Lulzim Bashën pas zgjedhjeve kur ti duhen votat për të plotësuar numrin 71?

Edi Rama: Së pari ne jemi shumë besimplotë që ne mund të realizojmë objektivin për të pasur një shumicë absolute si PS, jo për të pasur më shumë pushtet për veten, se po të ishte për të pasur më shumë pushtet për veten ne kishim mundësinë për të marrë mbi 100 deputetë dhe të banim interesin e pushtetit mbi interesin e shtetit dhe të Shqipërisë, për faktin se deri në sekondën e fundit ne bëmë përpjekjen që ti japim një zgjidhje asaj situate sa dramatike dhe qesharake që u krijua, tregon që ne duam që të kemi më shumë përgjegjësi për të mbajtur të vetëm timonin e reformave.

Çim Peka: Deri në sekondën e fundit zoti Rama ju i keni dërguar ‘sms’ aleatit tuaj zotit Vasili dhe zotit Meta, duke i kërkuar që të mos ti jepnin oksigjen Lulzim Bashës, për të prishur zgjedhjet , por të bashkohej me ju dhe të hynin në zgjedhje më 18 qershor.

Edi Rama: Sms, nuk e di se për çfarë e keni fjalën, por di që unë kam qenë i pakënaqur me qëndrimin e dyzuar të aleatëve edhe pse e kam mirëkuptuar si një qëndrim të tyre për taktikën e tyre.

Çim Peka: Qëndrimi i dyzuar i aleatëve bëri që opozita të hyjë në zgjedhje, pse të jeni i pakënaqur për këtë qëndrim zoti Rama, tashmë kur edhe ju keni deklaruar se e keni dashur pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje?

Edi Rama: Kjo ha diskutim nëse është kështu si thoni ju, por unë kam qenë i pakënaqur sepse kam menduar dhe vazhdoj të mendoj sot se ne mund ta kishim realizuar hyrjen në zgjedhje të opozitës edhe pa dyzime të aleatëve tanë.

Çim Peka: Zoti Rama a është e vërtetë se ambasadori i SHBA-ve, zoti Donald Lu ka negociuar me Sali Berishën, ditën e marrëveshjes me zotin Basha, që ju të kishit një bisedë telefonike me të dhe nuk është realizuar?

Edi Rama: Nuk jam në dijeni të kësaj, sinqerisht nuk jam në dijeni.

Çim Peka: A jeni i gatshëm të komunikoni me zotin Berisha?

Edi Rama: Unë jam gjithmonë i gatshëm të komunikoj me këdo dhe nuk e kam aspak problem që të komunikoj dhe me Sali Berishën, s’ka problem.

Çim Peka: A keni komunikuar me zotin Meta pas marrëveshjes me Lulzim Bashën?

Edi Rama: Po kemi komunikuar, kemi shkëmbyer mesazhe dhe më është duur shumë i kënaqur me faktin që më në fund PD hyri në zgjedhje.

Çim Peka: Zoti Rama data 25 qershor , ishte propozimi juaj, këmbëngulja juaj për të mos i shtyrë më tepër se sa 1 javë, apo ishte një marrëveshje e heshtur ndërmjet jush edhe Lulzim Bashës për ti eliminuar koalicionet e mundshme?

Edi Rama: Jo, jo. Unë kam qenë kategorik që zgjedhjet përtej qershorit, PS nuk do të pranonte kurrë ti shtynte sepse do të ishte një tallje e madhe me shqiptarët dhe do të ishte një vetë demaskim i asaj politike që ne kemi ndjekur që ditën e parë, që përpara ligjit të gjithë do të jenë të barabartë dhe të gjithë do të sillen si të barabartë. Partitë nuk mund të sillen si superiore mbi ligjin me idenë se hajt se ne do ta ndryshojmë ligjin.

Çim Peka: Zoti Rama në perceptimin dhe në fakt në një analizë të ftohtë, Edi Rama gjithmonë ka krijuar një terren të sigurt para se të hynte në një garë duke përjashtuar vitin 2009, ku luajtët me riskun dhe u futët pa LSI-në. Çfarë ju bëri kaq trim pas takimit me Lulzim Bashën, që kësaj radhe të garoni pa aleatë dhe jo vetëm pa zotin meta?

Edi Rama: S’ka lidhje me trimërinë, ne kemi qenë që ditën e parë të bindur se koalicioni me LSI-në ka qenë një koalicion strategjik, dhe unë kam qenë vazhdimisht i qartë me qëndrimin tonë se për ne nuk diskutohet fakti që ne jemi në koalicion dhe duam të jemi në koalicion. Nga ana e aleatëve tanë ka pasur  një ngurrim të vazhdueshëm dhe një shtyrje të vazhdueshme të marrjes së një vendimi për të rikonfirmuar koalicionin, dhe kur jemi gjendur në momentin e fundit, kjo nuk ka lidhje me teoritë e konspiracionit  që janë normale në këto raste, pro ka lidhje me faktin se ne thjeshtë kemi rënë dakord që të hapet rruga për regjistrimin e Partisë Demokratike dhe për të mos u rikthyer në n kutinë e nisjes ku pastaj mund të kishim histori të tjera. Po të fillonim të hynim në Kodin Zgjedhor, pastaj mund të kishim pretendime të tjera dhe mund të kishim pastaj një situatë ku realisht nuk mund do të mund ti realizonim zgjedhjet në afatin kushtetues.

Çim Peka: Megjithatë më shumë i rëndësishëm se sa afati, i rëndësishëm është standardi. Është hera e parë që Shqipëria po shkon në një palë zgjedhje pa plotësuar rekomandimet e OSBE-ODHIR-it, rekomandimet gjithmonë krahasuar me zgjedhjet e fundit?

Edi Rama: Ne kemi pasur një komunikim të vazhdueshëm me miqtë e OSBE-ODHIR-it, dhe kemi pasur një mesazh shumë të qartë që më shuam se sa votimi i rekomandimeve është implementimi i bazës ekzistuese ligjore. Unë nuk besoj se Shqipëria ka pasur ndonjëherë zgjedhje si këto, ku për herë të parë në histori ka një vullnet të plotë dhe pamje të qartë falë këtij vullneti të ndarjes mes aktivizimit politik dhe ndarjes së punës së shtetit në administratë.

Çim Peka: Zoti Rama, e vërteta është se në takimin e fundit e zotin Lulzim Basha, keni lëshuar shumë më shumë se sa paketa McAllister, duke përjashtuar datën, e cila në fakt duket sikur edhe PD ka qenë e interesuar që të mos ishin jashtë qershorit, pasi bojkoti gjithmonë dëmton opozitën. Çfarë ju bëri të lëshoni kaq shumë me Lulzim Bashën?

Edi Rama: Unë nuk e shoh këtë si çështje lëshimesh për Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike, unë e shoh këtë si një realizim të rëndësishëm të një parakushti që opozita nesër nëse do ti humbë zgjedhjet dhe unë mendoj që do ti humbë zgjedhjet, të mos ketë asnjë alibi apo asnjë lloj avazi që kemi dëgjuar këtu në Shqipëri në këto 27 vjet, ku një palë fiton dhe një palë konteston, dhe kjo është një fitore shumë e madhe për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Çim Peka: Fitorja ishte edhe para takimit tuaj të fundit me Lulzim Bashën. Unë ju kam ndjekur Live nga Elbasani, vetëm gjysmë ore para takimit me zotin Basha. Zoti Rama ju keni qenë kategorikisht kundër lëshimit të ministrive ndaj Partisë Demokratike. Çfarë ndryshoi atë gjysh ore?

Edi Rama: Kemi qenë kategorikisht kundër që të hyjmë në një proces pa fund, por ju e dini shumë mirë qe ne e kemi shprehur vullnetin tonë që në krye të herës për të ndërtuar një mekanizëm, i cili të kontrollojë së brendshmi nga ana e shtetit qasjen e shtetit në përzgjedhjen e njerëzve që paguhen nga taksat e shqiptarëve në procesin zgjedhor gjatë orarit të punës.

Çim Peka: Zoti Rama, kur ju ishit i bindur si kryetar i qeverisë, si një njeri që drejtoni shtetin se Shqipërisë i duhen një palë zgjedhje që opozita i pranon pse ju duhej 3 orë me Lulzim Bashën? 3 orë nuk zgjasin dasmat, çfarë keni diskutuar aq gjatë?

Edi Rama: Nuk ka qenë e thjeshtë për tu marrë vesh, sepse kemi hyrë në një episod tjetër të një filmi që vazhdoi me muaj, dhe gjithçka ka filluar nga e para, me të njëjtat kërkesa, me të njëjtat kushte me të njëjtat fjalime, të përsëritura dhe është dashur kohë për të dakordësuar  një pikë takimi u secila palë ka bërë lëshimet e veta, por ka fituar Shqipëria, kjo është më e rëndësishme.

Çim Peka: Zoti Rama le të bëhemi më konkretë. Kryetari i opozitës është i bindur se do të jetë partie e parë por askush nuk e beson se mund të marrë i vetëm 71 vota. Publikisht në mënyrë të veçantë dy ditët e fundit të i ka shpallur luftë politike liderit të LSI-së duke pretenduar të rikthejë në bazë elektoratin pragmatist të PD-së i cili ju bashkua LSI-së pas zgjedhjeve të vitit 2013. Madje zoti Basha është shprehur se partia SH.P.K e Ilir Metës, merr fund në 25 qershor, çfarë do të thotë se ndërtimi i qeverisë së re, PD-së do ti nevojiten patjetër votat tuaja. A do të pranojë Edi Rama të jetë zv.kryeministër i Lulzim Bashës?

Edi Rama: Ne jemi të fokusuar tek 25 qershori s dita kur shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje për të investuar për veten e tyre, për të marrë në punë për Shqipërinë, për ekonominë, për shëndetësinë, për arsimin, për familjet e tyre njerëzit e duhur. Nuk do të shkojnë në zgjedhje si tifozë që përballen me njëri-tjetri, pavarësisht se kush është skuadra më e fortë dhe kush skuadra më e dobët. Psh. Juventusi humbi mbrëmë, por ndeshja mbaroi mbrëmë dhe sot është një ditë tjetër dhe jeta vazhdon.

Çim Peka: Ndeshja mbaroi 4-1, gjë që nuk ka gjasa të mbarojë në 25 qershor.

Edi Rama: S’ka rëndësi, por ndeshja mbaroi mbrëmë. E kam fjalën që kur shkojmë në një ndeshje futbolli, jemi tifozë ose më një skuadër ose me një skuadrën tjetër dhe jemi fëmijë në një farë mënyre që ndjekim një teatër argëtues ku bëhemi palë me dikë. Kur shkojmë në zgjedhje, shkojmë si të rritur për të investuar votën tonë në mënyrë që vendit ti japim njerëzit e duhur për punë, nuk nisemi nga tifozllëku por nga vlerësimi skuadrave që na paraqesin ofertat e tyre për ti marrë në punë. Kështu që mund të jesh i djathit, por nuk mund të marrësh në punë Lulzim Bashën dhe ekipin e tij, sepse i bie që mund të mos të të bëjnë dot asnjë punë, pra nuk është tifozllëk.

Çim Peka: Këtë e vendos sovrani gjithsesi. Në qoftë se sovrani ju detyron të bashkëqeverisni apo ti bashkoheni PD-së për një Shqipëri Europiane, do të pranonte Edi Rama të ishte zëvendësi i Lulzim Bashës apo jo?

Edi Rama: Edhe njëherë kjo është një pyetje jashtë kontekstit, sepse ne jemi të fokusuar që të marrim votat e shqiptarëve pa dallim, aq më tepër që jemi dhe numrin 2, kjo ua lehtëson aq më tepër dhe demokratëve afrimin me ne, në funksion të marrjes në punë të njerëzve të duhur. Fjala vjen, kur ju që jeni demokrat i thekur merrni kameramanin në punë i thoni çfarë tesere ke apo e shikoni se sa i aftë është. Kameramani mund të jetë socialist dhe ju e merrni në punë, dhe nuk merrni një demokrat që nuk di të përdori kamerën por di të përdori vetëm gjyzlykët.

Çim Peka: Unë është e vërtetë që jam demokrat zoti Rama, ju jeni antidemokrat?

Edi Rama: Nuk është personale demokrat, flas me Partinë Demokratike.

Çim Peka: Teserë partie nuk kam pasur kurrë.

Edi Rama: Nuk është personale por ke bërë për Partinë Demokratike, më shumë seç kanë bërë të gjithë deputetët e listës së Lulzim Bashës sot. Pra kur është fjala për të bërë punën, vlerësojmë kapacitet e njerëzve për të bërë punë, nuk shkojmë në stadium. Në stadium shkojmë unë me Juventusin, ti me Reali, ose ti me Realin gëzohesh se humbi Juventusi, se të duket sikur po humbas unë. Por kjo mbaron, iku ndeshja, mbaroi. Ndërkohë që sot vazhdon jeta dhe drejt 25 qershorit nuk shkojmë në stadium, se vota nuk është biletë për të bërë tifozllëk për skuadrën e zemrës.

Çim Peka: Votën e përcakton sovrani zoti Rama, dhe për sa kohë vota është e hapur mund të jetë çfarë do lloj rezultati.

Edi Rama: Po pra, por ën koncept vota është një letër me vlerë që investohet për 4 vite për të marrë në punë njerëzit e duhur, dhe për të ndjekur me kujdes një projekt që të afekton drejtpërdrejtë, sepse një ndeshje futbolli nuk të afekton mbasi i bie arbitri bilbilit.

Çim Peka: Zoti Basha flet vazhdimisht për reforma të mëdha kushtetuese pas 25 qershorit, çfarë kërkon automatikisht një bashkëpunim ndërmjet jush dhe zotit Basha. Madje po flitet dhe për ndërprerje mandati nga populli. Zoti Rama a ka një marrëveshje të shkruar ndërmjet jush dhe zotit Basha për këto reforma pas 25 qershorit?

Edi Rama: E vetmja marrëveshje është ajo që është bërë publike dhe kjo ka qenë qasja ime ndaj atij procesi, sepse unë gjithmonë e kam parasysh atë fjalën e lashtë dhe të bukur që thotë mos e humb mundësinë që të jep kriza. Dhe gjithmonë një krizë është një moment kur gjërat mund të shkojnë shumë keq, por mund të ndodh dhe një kthesë pozitive që gjërat mund të shkojnë për të shkojnë një stad më lart seç ishin përpara se të fillonte kriza. Në këtë krizë unë kam pasur parasysh se çfarë potenciali ka për të dalë prej saj me një përfitim për Shqipërinë. Prandaj them se ajo që është e shkruar në letër nëse do të zbatohet me frymë ashtu siç është e shkruar në letër, Shqipëria do të jetë një vend tjetër mbas 25 qershorit, do të jetë një vend shumë më i mirë, do të jetë një vend shumë më i qetë, socialistë dhe demokratë do të kenë bindjet e tyre si njerëz të zakonshëm, dhe nuk do të ndjehen pengje të një arene konfliktuale dhe denigrimesh personale, por dot kenë një jetë shumë më dinjitoze dhe më produktive.

Çim Peka: Zoti Rama duket qartë se marrëveshje midis jush dhe zotit Basha ka dhe një pasojë ose më saktë do të lejë një pasojë, siç është eliminimi defakto i partive të 3-ta, partive të vogla.

Edi Rama: Pse?

Çim Peka: Sepse deri në këtë moment që ne po flasim sëbashku, është hera e parë që partitë nuk lejohen të bëjnë koalicione. As ju dhe as Lulzim Basha nuk e keni përgënjeshtruar bashkëqeverisjen. Për aq kohë sa nuk thoni që ne nuk bashkëqeverisim kurrë me PD-në, sepse ju jeni një politikan që fjalën kurrë e përdorni shpesh. Ju dhe Sali Berisha e keni përdorur më shumë në këto 27 vjet. Nuk po e përdorni në rastin konkret, të njëjtën gjë nuk po e bën as Lulzim Basha, do të thotë që elektorati i partive të 3-ta, ose elektorati pragmatist, nuk ka ku të shkojë veçse tek dy paritë e mëdha. A është dëmtim dhe deformim i demokracisë kjo?

Edi Rama: Nuk e shoh kështu. Shoh që janë 3 parti që pretendojnë të dalin të parat. Është Partia Socialiste, e cila unë mendoj se është fituese e zgjedhjeve. Por ne nuk na mjafton vetëm që të jetë fituese, sepse në çdo rend demokratik, fituesi është ai që merr më shumë vota. Kryeministri i Holandës mori vetëm 20 %, por mori më shumë se të tjerët dhe është fituesi që ndërton qeverinë. Por ne nuk na mjafton vetëm kjo këtë herë, jo për pushtetin personal, jo për më shumë pushtet për vete, por sepse duam të ndërmarrim një fazë të re reformash, ku fokusi do të jetë në reformën në drejtësi por dhe në reformën në administratë. Nuk mund të vazhdojë Shqipëria të jetë një shtet i ndarë në parcela ku vendosin partitë. Njerëzit duhet ta ndalojnë këtë gjë.

Çim Peka: Më mirë të vendosin partitë sesa të vendosë individi zoti Rama.

Edi Rama: Jo, bëhet fjalë që administrata të ngrihet siç kemi bërë e shërbimin civil, por vetëm pjesa e sipërme ku janë rreth 9 mijë persona, por ne kemi rreth 90 mijë njerëz në administratë. Të ngrihet mbi bazën e meritës, mbi bazën e konkurrencës dhe të mos u themi njerëzve që na falni se vërtetë ju jeni të aftë për këtë punë, por këtë punë do të jetë dikush tjetër  cili nuk ka diplomën tuaj nuk ka aftësinë tuaj, por në atë zyrë vendos një parti tjetër. Kjo është një gjë e pakonceptueshme për shtetin që ne duam të ndërtojmë.

Çim Peka: Zoti Rama në vitin 2008-të, ju dhe Sali Berisha me ligj, me ndryshimet Kushtetuese, brenda një nate tentuat të eliminoni partitë e vogla?

Edi Rama: E kam dëgjuar shumë shpesh këtë brenda një nate, por në fakt  këto ndryshime nuk janë bërë brenda një nate, janë votuar brenda një nate. Këto ndryshime janë bërë në një periudhë kohe relativisht të gjatë.

Çim Peka: Aq më interesante. Pra paskemi pasur një cikël bashkëpunimi në një kohë që shqiptarët ju dinin në luftë, gjithsesi kjo është gjë pozitive.

Edi Rama: Kjo ka qenë publike, sepse ju e dini shumë mirë që pati reagime, pati komitete pati peticione.

Çim Peka: Pra gjithsesi tentuat që në Shqipëri të ketë vetëm dy parti politike, por në fakt koha tregoi të kundërtën pasi në 2009 koha e detyroi Sali Berishën të ulej me Ilir Metën. Tani ju nuk po tentoni të jeni vetëm dy parti politike, por tani duket sikur po tentohet të kemi vetëm dy individë politikë, as parti jo. Sepse pas takimit të famshëm. Njerëzit po shikojnë vetëm humorin e zotit Rama dhe të zotit Basha.

Edi Rama: këtë e ushqeni dhe ju pak, me këtë katundin tonë mediatik.

Çim Peka: Si e ushqejmë ne, kur kandidatët e marrin vesh në media se nëse janë apo nuk anë në listë?

Edi Rama: Kjo ndodh për nga pushteti i madh që keni mbi politikën, dhe që keni në korridoret e politikës, sepse qarkulloni me intensitet të madh të gjitha thashethemet.

Çim Peka: Ta thashë dhe pak më para, para se të fillonim emisionin, unë e kuptoj që Frangaj, Irfani, Ylli vdesin të bëhen kryeministër, por që kryeministër që vdes të bëhet pronar mediesh vetëm juve ju kam parë, sepse keni hapur edhe ERTV. Në këtë aspekt kur e urreni kaq shumë kazanin mediatik, pse po bëheni pjesë e tij zoti Rama?

Edi Rama: Pse erdha këtu sot?

Çim Peka: Jo ERTV-ja, se këtu keni ardhur si kryeministër jo si pronar mediesh.

Edi Rama: Unë nuk jam pronar mediash, unë kam një ekran transparent i cili transmeton LIVE i cii informon qytetarët për aktivitetin tim si kryeministër.

Çim Peka: Mirë e bëni.

Edi Rama: Çfarë problemi ka, ju mos u bëni xheloz  për ERTV-në.

Çim Peka: Jo nuk bëhemi xhelozë.

Edi Rama: Edhe pse shumë shpejt do të jetë një konkurrente shumë e fuqishme në treg, por akoma nuk kam pranuar reklama.

Çim Peka: Këtë do e shikojmë pas zgjedhjeve. Zoti Rama A është e vërtetë që ën darkën e majtit të 2012-s i keni thënë zotit Meta, që gabimin e 2008-s nuk e bëj më kurrë me ty, dhe në fakt të njëjtën gjë bëtë dhe në 2017-n.

Edi Rama: Nuk është kështu.

Çim Peka: Madje kazani mediatik, apo analistët kryesorë me të cilët ju jeni kryeministri me të cilët keni kaluar më shumë kohë në këto 27 vjet të paktën tu njohin një meritë, që nëse ka një talent Edi Rama është për t’ia fut Ilir metës, i cili ua ka fut të gjithëve. Si ka mundësi që këtë njeri sa herë keni tentuar ta eliminoni politikisht.

Edi Rama: Mos na e u nivelin.

Çim Peka: Nuk është ulje niveli. Në 2003-in kërkuat që ai të largohej nga PS dhe e patët terrenin bosh, 2008-ta është e famshme, 2017-ta duket se është prapë e njëjta gjë me ju. Nga ju vjen ky talent?

Edi Rama: E para njëherë është e pavërtetë sose me saktë është një rrëfim subjektiv sipas jush, unë kam rrëfimit tim që është ndryshe.

Çim Peka: A është e vërtetë që e keni shtyrë në 2003-n Ilir metën të largohej nga PS?

Edi Rama: Nuk është e vërtetë, si e paskam shtyrë unë Ilir Metën të largohej nga PS? Ilir meta nuk është një njeri që shtyhet nga të tjerë, është një njeri që dëgjon të tjerët por vendimet i merr vetë. Së pari unë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë dhe shumë të afërt me Ilir Metën, kur ai ishte kryeministër dhe unë kryetar bashkie. E kam thënë dhe e përsëris dhe nuk do ta mohoj, që ka qenë person kyç në atë që kam bërë, si lali Eri sot, që nëse nuk do të kishte mbështetjen time do ta kishte shumë herë ë të vështirë të bënte atë që bën, për faktin e thjeshtë që kryeqyteti dhe qeveria duhet të jenë në sinkron, dhe jo se është punë personash. Së dyti, 2008-ta është lexuar si e tillë por nuk është e tillë. Sepse sistemi elektoral që u ndryshua, ka dalë qartësisht e vërteta se sistemi elektoral i ndryshuar nuk ka qenë për ët dëmtuar LSI-në dhe nuk e ka dëmtuar. Sistemi elektoral i ndryshuar i ka dhënë LSI-së një aturë shumë të fortë për tu sjellë si mbajtësja e çelësit të qeverive. Kështu që kjo nuk është e vërtetë. Së treti ne e kemi diskutuar e patjetër që kanë qenë gabime reciproke, ku secili ka bërë gabimet e veta. Unë e kam dashur koalicionin me LSI-në si një projekt strategjik të të gjithë spektrit të majtë, dhe si një program i rëndësishëm kombëtar për reformat që janë bërë. Nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë se koalicioni ka funksionuar për të bërë reforma që nuk anë bërë në 20 e kusur vite pavarësisht se LSI çuditërisht nuk merr asnjë pjesë të meritës, pavarësisht asaj që të gjithë ta që kanë punuar për këto reforma duhet të jenë krenarë,. Dhe sot ne jemi në kushtet kur për mënyrën si rrodhën gjërat garojmë secili me vete. PS kërkon nga shqiptarët që të nda ndihmojnë për të bërë ë shumë për vendin. Dhe nëse ne e kemi të vetëm timonin, pa mbajtur forca të tjera në prehër që e duna një dorë tek timoni që të lëvizin gjatë gjithë kohës drejtimin e makinës sepse e mendojnë ndryshe, atëherë çështja e bashkudhëtarëve i takon së nesërmes, ajo që i takon së sotmes është se PS kërkon që të marrë e vetme timonin, nëse duan shqiptarët që ne të bëjmë 10-fishin e punëve që kemi bërë në këto 4 vite, ashtu si koalicioni a penguar, jo vetëm ky koalicion por si të gjitha koalicionet e tjera në të shkuarën kanë penguar për të ndërtuar administratën që ju shërben qytetarëve dhe nuk është një tërësi strehëzash për punësimin e militantëve politik.

Çim Peka: Zoti Rama të jepi pak më konkretë, kush ju pengoi të qeverisni mirë, Klajda Gjosha me Panaritin. Më thoni një reformë që ju e ndërmorët dhe LSI-ja nuk ua votoi? Sepse edhe zbulimi i kësaj jave se faji i dështimeve në këto 4 vjet qenka i LSI-së?

Edi Rama: Jo më vjen keq unë thashë asnjë gjë të tillë dhe nuk kam për ta thënë ndonjëherë, ja kam lënë aleatëve që ti thonë gjërat që nuk kanë shkuar në këto 4 vjet dhe ti gjejnë ato në dikasteret e drejtuara nga Partia Socialiste, dhe më vjen keq sepse nuk kanë pse ta bëjnë këtë gjë. Por unë asnjëherë nuk e them, përkundrazi unë kam respektin më të madhe për punën që kanë bërë për të gjithë ministrat e LSI-së, përveç Ylli Manjanit, i cili nuk ishte një njëri i përshtatshëm për rolin. Nuk është çështja tek LSI-ja por tek sistemi. Është një sistem i ndërtuar për një çerek shekulli dhe kërkon që ta ndajë shtetin në një tepsi, dhe të thotë që kjo është copa ime dhe këtu nuk mund ta hajë njeri. Por ne nuk mund të ndërtojmë kurrë një shtet serioz nëse nuk e ndajmë siç po bëjmë në këtë fushatë, ta ndajmë partinë nga shteti dhe në punë të shkojnë njerëzit që e meritojnë dhe jo kjo është pjesa ime e tepsisë dhe të gjitha partitë që tenton të futen në parlament tentojnë ta bëjnë këtë për të marrë një copë nga tepsia.

Çim Peka: Zoti Rama pse e pranuat zotin Manjani, pasi ju e njihnit më mirë se Ilir Meta pasi ka punuar me ju?

Edi Rama: Çdo njeri ka të drejtën e dyshimit, në kuptimin që të drejtën që unë të dyshoj se mos unë e kam gabim. Pra çdo njeriu i duhet dhënë mundësia për të provuar veten për të kuptuar a është apo nuk është i denjë për një punë.

Çim Peka: Zoti Patozi ka dhënë idenë se takimi juaj me zotin Basha ka ndikuar tek lista e Partisë demokratike. Ka një precedent në fakt që në listat e LSI-së dhe ato të PS-së së 2013-s, janë të pastruara nga luftëtarët anti-Rama dhe anti-Metë në të dy krahët, a ju duket se ka ndodhur kjo gjë dhe me listat e Lulzim Bashës?

Edi Rama: Kush kanë qenë këta?

Çim Peka: Rasti i zotit Legisi, i cili pretendonte se ishte i sigurt në listat e PS-së por si dezertor i LSI-së nuk u përfshi në listën tuaj.

Edi Rama: Këto janë thashethemet e katundit mediatik.

Çim Peka: Zoti Legisi nuk është pjesë e katundit mediatik.

Edi Rama: Jo jeni ju, zoti Legisi nuk është.

Çim Peka: Këta ma ka thënë sistematikisht. Madje pak më parë zoti Berisha publiko një audoi, ku zoti Legisi e konfirmonte publikisht këtë. Dhe kjo është me zë dhe pa figurë.

Edi Rama: këto nuk janë materiale publicitare. Nuk është e vërtetë, se po të site e vërtetë kjo atëherë ne 2013 i pari që nuk do të duhej të kishte të drejtën që të ishte në listën e PS-së do të ishte Ben Blushi. Jo vetëm që nuk ndodhi kështu por ishte i pari që ju dha mundësia që të jetë dhe i pari në qark. E ndriti qarkun, duke qenë me rezultatet më të dobëta nga të 12 qarqet. Pavarësisht nga kjo ishte në listën e PS-së. Pra mos më thoni se kjo u përdor për ët goditur njerëz sepse nuk është e vërtetë.

Çim Peka: Kur Ben Blushi pa në 2013-n se çfarë po ndodhte ishte një ndër përkrahësit tuaj më të flaktë për të bërë aleancë me ju. Po flas për pastrimin e kundërshtarëve. Pra zoti Meta ju ka kërkuar mospërfshirjen në lista të atyre që kanë ikur nga LSI-ja dhe ju i keni kërkuar ata që kanë ikur nga PS-ja dhe i janë bashkuar LSI-së?

Edi Rama: Kjo është krejtësisht e pavërtetë, ose ju ngatërroni diçka tjetër. Ajo që ne kemi rënë dakord është se nuk do të lejojmë që njerëzit e një partie të ikin tek tjetra për të marrë përfitime mbas koalicionit. Ilir Meta nuk është këtu, nuk na dëgjon, por ajo që unë mund të them është se kurrë nuk ka ndërhyrë, a po ka ndërhyrë vetëm që të bëhet Ben Blushi ministër, kjo është e vërtetë. Këtë e ka thënë edhe publikisht. Dmth. Ka thënë që Ben Blushi të bëhet ministër sepse ai vdes për ministër dhe po nuk u bë ministër bëhet problematik.

Çim Peka: Cili është opozitari që kryeministri Rama vlerëson më shumë gjatë këtyre 4 viteve?

Edi Rama: Në ç’kuptim?

Çim Peka: Cilin prej deputetëve të PD-së do të vlerësonit si opozitarin më të vështirë gjatë këtij mandati?

Edi Rama: Të vështirë për ne? Asnjërin. Nuk kanë qenë të vështirë, kanë qenë shumë të lehtë sepse ka qenë një opozitë pa kokë pa vizion. Kjo ka qenë opozita më e dobët që kam parë duke e ndjekur nga jashtë, sepse në parlament kjo është hera e parë që unë i shoh.

Çim Peka: Pra në mënyrë indirekte po mirëkuptoni pastrimin e listave që ka i bërë zoti Basha grupit parlamentar.

Edi Rama: Listat bëhen për të fituar zgjedhjet jo për të qëndruar në opozitë.

Çim Peka: gjithsesi zoti Rama, duket se listat e PS-së janë ndërtuar me idenë e një palë zgjedhjeve pa opozitën përballë, sepse nuk shpjegohet ndryshe që Gramoz Ruci të jetë i 9-ti dhe jo i 6-ti në listë?

Edi Rama: Jo, jo, jo, jo, jo…

Çim Peka: Nuk pres të thoni po…

Edi Rama: Jo, jo, këtu kemi dëshmitarë plot. Listat janë hartuar nga udhëheqësit e qarqeve, dhe atyre ju është kërkuar që listat duhet të jenë sikur të jemi në garë me PD-në deri tek kufiri i ambicies tonë, përtej kufirit të ambicies tonë promovoni sa ë shumë njerëz të rinj. Pra absolutisht gramor Ruçi ka qenë i bindur dhe këtë gjë nuk e ka thënë sot por e ka thënë më parë, pasi bindja e tij ka qenë se udhëheqësit e qarqeve duhet të vendosnin vetën aty ku është ambicia për të marrë zgjedhjet dhe e dha këtë me shembullin e ti. Unë kam dashur që ai të jetë i 7-ti, por ai nuk ë ka lejuar.

Çim Peka: është nj analizë interesante. Kufiri i ambicies tuaj, rezultati më i mirë i PS-së është rezultati i vitit 2009-të, për sa ju përket votave ku keni marrë 66 mandate dhe me një diferencë të vogël votash keni arritur të kapni të 9-in në Fier. Pra kufiri i ambicies tuaj është ti afroheni rezultatit të 2009-s?

Edi Rama: Nëse bëjmë llogarinë pa koalicione të 2009-s, PS është 72 deputetë sa për dijeni.

Çim Peka: Si pa koalicionet?

Edi Rama: Dmth. Votat e PS-së nëse do të mblidheshin pa koalicione do të kapeshin 72 deputetë.

Çim Peka: Megjithatë 2009-n është e vështirë ta kapni dhe se është rezultati ë i mirë që ju keni.

Edi Rama: Ne do ta kalojmë. 2009-n nuk e kam llogaritur, por po flas me votat e 2013-s.

Çim Peka: Gjithsesi zoti Rama, pas 4 vitesh qeverisjeje ku dhe ju keni pranua shumë dështime.

Edi Rama: Jo unë nuk kam pranuar shumë dështime, më thuaj kush janë? Uë kam thënë që janë bërë gabime jo dështime.

Çim Peka: Punësimi është dështim.

Rama: Pse?

Çim Peka: Ju keni premtuar 300 mijë vende pune. Por mos i hyjmë këtij debati se ju do të thoni të kundërtën, por nuk ka shqiptarë të besojë atë që thoni ju.

Edi Rama: Jo, atë t’ua lëmë shqiptarëve të thonë se çfarë besojnë përrallat e katundit mediatik apo shifra dhe fakte. Unë di të them që sot ne kemi 183 mijë të regjistruar në librat e llogarive të shtetit si punonjës +, një pjesë janë formalizim një pjesë janë vende të reja pune. Ju them se në këto 183 mijë, 80 mijë janë vende pune të krijuara vetëm nga rrjeti i zyrave të punës, kemi dhe 38 mijë vende të lira pune në zyrat e punës aktualisht, llogariteni sa bëjnë, dhe të gjitha këto janë në sektorin jo bujqësor, po ti shtojmë dhe bujqësinë, mos u çudisni se shkojmë tek 300 mijëshi pa më të voglin problem. Ajo që është shumë e rëndësishme për tu kuptuar është që në betejën për punësimin kemi një problem të madh të trashëguar. Që është mungesa e formimit profesional. Pra 4 vitet e ardhshme ne do ta risimin ekonominë dhe punësimin më shumë se asnjëherë tjetër, pikërisht sepse nga njëra ana fillon zbatimi i Vettingut, që do ti japë një impuls shumë të madh punësimit.

Çim Peka: Po çfarë lidhje ka Vettingu me punësimin, këtë nuk ta beson njeri? Ja do lirohen 100 vende gjyqtarësh. Pas do ndryshojmë popullin zoti Rama, dhe kur ju votuan po ky popull ishte.

Edi Rama: Vettingu do të çlirojë ekonominë sepse do të çlirojë shumë energji në ekonomi, këtë energji të bllokuar nga gjykatësit dhe gjykatëset e korruptuar. Por që arsimi profesional, baza që ne po vendosim më shumë premisa për punësim. E kemi nisur me 3 mijë nxënës arsimin profesional, sot kemi 27 mijë në arsim. Që do të thotë se janë forca të gatshme pune.

Çim Peka: Ju përdoreni sa të doni në fushatë zoti Rama, por nuk besoj se do ta besojë njeri se Vettingu do të ndikojë në ekonomi?

Edi Rama: Këtë që Vettingu do të ndikojë në ekonomi, kjo është A-ja.

Çim Peka: Keni thënë në 2013-n se në Shqipëri ka 1 milionë të papunë sa të papunë janë sot?

Edi Rama: Kudo ku shkoj dhe me këdo që flas jashtë vendit për investime në Shqipëri problemi kryesor janë gjykatat. Në momentin kur ky perceptim shkatërrues për klimën e investimeve fashitet do të ndryshojë katërcipërisht situata psikologjike pastaj dhe reale për investitorët.

Çim Peka:Në 2013-n keni thënë dhe ishte debati kryesor në studiot televizive, se në Shqipëri ka 1 milionë të papunë, sa të papunë ka sot?

Edi Rama: Ne ajo që kemi pretenduar besoj se ka qenë tërësisht e vërtetë, ju mund të bëni llogaritë.

Çim Peka: Sot sa janë?

Edi Rama: Përsëri ne sot mbajmë llogari, por këtë herë siç e shihni ne mi bërë llogarinë se sa njerëz keni futur në punë. Për këtë llogari ne keni opozitën për ta thënë.

Çim Peka: Opozita nuk është megafon, unë kam kryetarin e qeverisë sot, jo atë të opozitës, kur ta kem do ta pyes.

Edi Rama: Nuk e keni zgjidhur problemin e papunësisë, ka ende shumë probleme me papunësinë veçanërisht tek të rinjtë. Por ama problemi i papunësisë tek të rinjtë nuk zgjidhet duke ju dhënë kopje diplome mature, nuk zgjidhet duke i futur ë punë shteti pa pasur formimin e nevojshëm, dhe nuk zgjidhet duke u treguar përralla siç ka ndodhur në të kaluarën.

Çim Peka: Ashtu siç po e përdorni në këtë fushatë reformën në drejtësi, të njëjtën gjë keni bërë dhe në 2013-n duke ironizuar rrugët e hapura nga qeveria paraardhëse.

Edi Rama: Merreni dhe bëni pak llogaritë sa km rrugë ka shtruar në 8 vitet e qeverisë së Berishës, jo sa tendera janë bërë. Tendera ka bërë shumë herë më tepër se ne, dhe sa km rrugë janë shtruar në këto 44 muaj. Një pjesë e madhe e rrugëve janë shtruar me kontratat e vjetra. Sepse ato ishin kontrata pa patur buxhet, ku futeshin kompanitë me lekët e veta dhe llokeshin në buxhet pa patur lek brenda. Pra rrugët i lanë rrugëve. Më thoni cilën rrugë mbaruan në 8 vjet.

Çim Peka: Filloi dhe mbaroi Lushje-Fier .

Edi Rama: Nuk mbaroi Lushje-Fier.

Çim Peka: Dmth… po nuk pati Palma rruga nuk është e mbaruar.

Edi Rama: Lëri Palmat lëri.

Çim Peka: Zoti Rama ju i konsideroni rrugët e mbaruara vetëm kur ka palma anash. Në 4 vjet kryeministër 600 metra rrugë nga qendra Kristal deri tek birra Tirana, akoma nuk e keni mbaruar. 6 km për të lidhur rrugën e Elbasanit akoma nuk e keni mbaruar. Zoti Rama më thuaj pse keni kaq alergji nga rrugët?

Edi Rama: Si paskam alergji nga rrugët?

Çim Peka: Por e keni bërë të gjithë fushatën e 2013-s rrugët , rrugët, rrugët nuk na duhen më dhe nuk keni bërë asnjë kilometër.

Edi Rama: Nuk kam thënë rrugët nuk na duhen më.

Çim Peka: ke thënë në 2013 që ky vend është bërë vetëm rrugë dhe nuk ke bërë asnjë kilometër.

Edi Rama: Po patjetër.

Çim Peka: Tani nuk keni investuar në rrugë sepse Ministrinë e Transporteve e kishte Lëvizja Socialiste për Integrim, apo nuk keni investuar në rrugë sepse nuk und të krahasoheshit me paraardhësin tuaj?

Edi Rama: Të dyja janë broçkulla.

Çim Peka: Po cila është arsyeja?

Edi Rama: Ne kemi investuar në rrugë, sepse kemi investuar njëherë 220 milionë borxhe, i ka paguar kjo qeveri asfaltin që ka hedhur Saliu pa lek. E dyta kemi investuar në rrugë dhe do të vazhdojmë të investojë.

Çim Peka: Do paguajë qeveria pas ardhëse 500 milionë euro.

Edi Rama: Nuk i kemi bërë me borxhe, nuk kemi bërë asnjë investim me borxhe.

Çim Peka: Keni bërë sa keni qenë kryetar bashkie pa fund, keni borxhe të lëna pra 2011 pa fund.

Edi Rama: Unë po flas për qeverinë.

Çim Peka: Unë po flas për Edi Ramën.

Edi Rama: Po të them që asnjë rrugë nuk e mbaruan, ne kemi shlyer borxhet dhe po investojmë brenda të gjitha mundësive. Fillojmë për pak javë rrugën e Arbrit, fillojmë autostradën Milot-Lezhë, fillojmë finalizimin e rrugës Delvinë-Kardhiq, fillojmë rrugën që shkon nga Vlora në Orikum dhe deri në Himarë.

Çim Peka: Pse nuk i filluat këto 4 vjet?

Edi Rama: Sepse tani kemi mundësitë reale që ti bëjmë me programin 1 miliardë euro. Unë nuk pres nga ju të kuptoni vizionin tim, pres ta kuptojnë njerëzit. Sepse njerëzit nuk rrinë vetëm rrugëve por dhe në qytete.

Çim Peka: Për të shkuar në qytet duhet rrugë zoti Rama:

Edi Rama: Ju i latë njerëzit çerek shekulli pa qytet.

Çim Peka: Jo unë, si unë?

Edi Rama: I latë njerëzit pa qytet sepse ju thatë që ju nuk keni nevojë as për trotuare as për pllaka aspër parqe as për pemë as për palma as për drita, se ju jeni dele, de deleve nuk ju duhen këto delet duan vetëm të hanë dhe të flenë dhe duhet bari dhe stalla.

Çim Peka: Këto po ju ofroni ju.

Edi Rama: Kjo ishte qyteti.

Çim Peka: Bar dhe palma po ju ofroni dhe izolim pa rrugë.

Edi Rama: Kujt i thua izolim.

Çim Peka: Si dele po i trajtoni ju duke ju ofruar palma dhe bar.

Edi Rama: Ne i mbaruam rrugën e beratit që ishte e izoluar totalisht, ajo duhej bërë sepse është gjithë ajo pasuri e madhe.

Çim Peka: E keni kuptuar që ju mungon shoqëria e zotit Berisha dhe këtë doni ta zgjidhni duke zënë zotin Basha, megjithatë nuk jeni keq. Nuk do të vazhdoj më debatin me ju as për rrugët dhe as për punësimet, se ky është një debat që kushdo që ta bëjë me ju, ju do të mbani shifrat tuaja dhe ne do të themi tonat. Po ju pyes sërish politikisht. Sapo më thatë që do të fillojë kjo rrugë e kjo tjetra, që do të thotë se ju i keni lënë ato ku kanë qenë në 2013-n.

Edi Rama: Do ti bëjmë të gjitha këto në programin 1 miliardësh. Si të bënim tendera pa mbaruar këto.

Çim Peka: Po çfarë të mbaroni, 600 metra keni 4 vjet nuk i keni mbaruar.

Edi Rama: Po mirë dakord.

Çim Peka: Zoti Rama në 26 qershor do ti bëni telefonit të Lulzim Bashës, apo telefonit të Ilir Metës për të ndërtuar qeverinë e re?

Edi Rama: E kam dëgjuar këtë historinë e telefonave por unë po ju the shumë thjeshtë. PS do të fitojë zgjedhjet, beteja jonë është që të marrim përgjegjësi të plotë, jo për veten, por për të bërë shumë më tepër për njerëzit. Timoni na duhet për reforma pa mbajtur të jerm në prehër, bashkudhëtarët do ti vendosim pas zgjedhjeve. Si partia që do të fitojë zgjedhjet, nuk është ajo q do të bëjë telefonatën.

Çim Peka: Bashkudhëtarët pas zgjedhjeve, pra nuk e përjashtoni PD-në si bashkudhëtare?

Edi Rama: bashkudhëtarë pas zgjedhjeve do të thotë se do të bëjmë vlerësimet tona në bazë të rezultatit. Pra në bazë të rezultatit do të bëjmë vlerësimet tona.

Çim Peka: Keni shumë kohë që flisni për këtë punën e timonit, a është e vërtetë se nuk keni patentë zoti Rama?

Edi Rama: Nuk i jap makinës, kam pasur gjyshin shofer dhe ka qenë shumë i pasionuar pas makinave, fitonte garat me makina që organizoheshin këtu me konsullatat dhe me të huajt, ishte shoferi i kryetarit të Bashkisë së Durrësit, u bë shoferi i naltmadhnisë, kështu që i ka konsumuar ai të gjithë pasionet për makinë në shtëpinë tonë, sepse as im atë dhe as unë nuk kemi ndonjë pasion, megjithëse vëllai e ka patentën për makinë. Kur unë flas për timon, flas për timonin e reformave, nuk flas për gara me makina. Ndërkohë që ata e shohin timonin si çështje të garave me makina e shohin shumë të kufizuar rolin dhe rëndësinë që ka pushteti i njerëzve për njerëzit.

Çim Peka: Jam shumë kurioz të di si shumë shqiptarë, cila është origjina e Edi Ramës? Njëherë del nga Berati, njëherë del nga  Durrësi, njëherë nga Tirana. Po ju them një detaj të cilën e kam dëgjuar vonë, në një udhëtim që piktori i njohur ka bërë në Tropojë, Kujtim Buzra, i ka thënë dikujt që këtej është me origjinë Kristaq Rama. Nga është Edi Rama? Jeni nga Burreli, jeni nga Vlora, jeni nga Durrësi, jeni nga Berati, jeni nga Tirana?

Edi Rama: Deri ku është shtrirë pema e familjes tonë, di tu them se të parët e mi nga babai kanë zbritur nga Berati në Durrës. Kristaq Rama i I-rë është stërgjyshi im, i cili ishte një përfaqësues intelektual i shtresës së mesme të kohës, kishte pasionin e madh për të hapur shkolla të gjuhës shqipe në atë kohë, dhe ka bërë një rrugëtim nga Berati drejt Durrësit, ku ka qenë dhe në shpalljen e pavarësisë, dhe aty më pas përqendrua familja. Gjyshi i cili më pas shkoi për të bërë studimet në Itali që të merrte stafetën e të atit, i mori të gjithë paratë e të atit për të bërë shkollën, bleu një super makinë private dhe erdhi pas 6 muajsh dhe përfundoi shofer i kryetarit të bashkisë. Kur vajti kryetari i bashkisë në pritjen e festës kombëtare tek naltmadhnija, naltmadhnisë i mbetën sytë tek vetura dhe kujtoi se ky e kishte blerë me lekët e buxhetit, ndërkohë që ky i thotë se ajo nuk është e imja, është e shoferit, dhe naltmadhnija ja mori shoferin me gjithë makinë kryetarit të bashkisë. Pastaj historia dihet me tim atë, ai ka lindur në Durrës. Pastaj nga ana e gjyshes nga babai gjithmonë, gjyshja ka qenë motra e Zef Konomit, ishte vajzë e një martesë të një burri katolik nga Shkodra me një grua e cila kishte lindur në Bosnje, e kishte babain kroat nënë veneciane, ata u vranë në një aksident kur fëmijët ishin shumë të vegjël. Dhe gjyshen bashkë e të vëllain i ka rritur kumbari i cili ishte pronari i Grand Hotelit në Shkodër, i martuar me shefen e kuzhinës së Princ Vidit, ajo ishte austriake dhe nga nëna të parët tanë kanë qenë mirditorë, nga zbritur nga Mirdita në Vuno, dhe për këtë arsye shumë nga mbiemrat e të ardhurve në Vuno janë bashkime emrash të katolikëve të Mirditës, si Koleka, Ndrenika. U sqarove se nga jam unë.

Çim Peka:  Me kaq sa the edhe ju vetë nuk e dini se nga jeni, sepse keni bërë një përzierje kaq madhe.

Edi Rama: Unë jam nga gjithë Shqipëria, por faktikisht jam çun Tirone.

Çim Peka: Zoti Rama për ta mbyllur, ajo çfarë më ka bërë përshtypje më shumë këto 4 vjet, jam munduar tu ndjek politikisht jo ekonomikisht, për të mos thënë kriminale, deklarata juaj më e përshtatshme ka qenë kur jeni pyetur për listën e Lezhës keni thënë: këta individë përfaqësojnë mentalitetin e asaj zone, e keni me të vërtetë, apo ka qenë një lapsus apo një shprehje s për ti shpëtuar pyetjes?

Edi Rama: Jo nuk kam thënë kështu asnjëherë. Unë kam thënë që deputetët janë përfaqësues të zonave të ndryshme dhe janë njerëz që zgjidhen nga komunitete të ndryshme, nuk ka lidhje fare me listën e Lezhës kjo histori. Unë kam thënë që mos shihni në parlament deputetët se sa flasin apo sa nuk flasin, sepse Paulin Stërkaj mund të mos flasë shumë në parlament, por është përfaqësues i denjë i atij komuniteti.

Çim Peka: Zoti Rama faleminderit

Edi Rama: Shumë faleminderit dhe juve.