Berisha vë alarmin: Rama po shkel marrëveshjen me Bashën, si po i “godet” ministrat e PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë një mesazh nga një nëpunës i lartë dixhital, i cili thotë se sekretari i përgjithshëm i kryeministrit Edi Rama po bllokon marrëveshjen me opozitën.

Bëhet fjalë për shkarkimet në administratë, bazuar në urdhrin e kryeministrit, i lindur nga marrëveshja me opozitën për ata që marrin pjesë në fushatë.

Berisha shkruan se Rama është në panik bashkë me sekretarin e përgjithshëm të mafies shtetërore. Sipas tij, “Don Agaçi ka bllokuar marrëveshjen me opozitën”. Për më tepër sipas nëpunësit dixhital, sekretaret e ministrive nuk iu japin dokuemntet dhe mjetet e nevojshme ministrave teknike për ushtrimin e kontrolleve.

STATUSI I BERISHËS
Rama në panik, me sekretarin e përgjithshëm të mafies shtetërore. Agaçi bllokon marrëveshjen me opozitën!
Nëpunësi i lartë dixhital informon:
Panik i madh në administratën shtetërore për zgjedhjet. Janë penduar shumë për marrëveshjen prandaj.
Rama, pasi ka urdhëruar sekretaret e përgjithshëm që t’i japin leje për fushatë elektorale gjatë muajit qershor 1/3-ës së administratës publike, kërkoi të anulojë nëpërmjet zëvendësministrave, urdhrat e ministrave teknik për kthimin në detyrë të të gjithë punonjësve të larguar me leje.
Rama urdhëron sekretarët e përgjithshëm, që me urdhër verbal dhe porosi të tij, administrata publike të mos zbatojë urdhrin e tij dhe vendimin e KM për mospjesëmarrjen e administratës në zbatim të ligjeve në fushatë elektorale të partive.
Sekretarët e përgjithshëm të mos u japin ministrave teknikë asnjë dosje të koncesioneve dhe tenderëve elektoralë.
Rama ka urdhëruar Don Agaçin, që sekretaret e përgjithshëm të bllokojnë çdo mundësi kontrolli të ministrave teknik duke mos ju akorduar mjetet e nevojshme për ushtrimin e kontrolleve të shkeljeve flagrante të ligjit elektoral dhe ligjeve të tjera nga punonjësit militant! sb

Berisha fb 2 qershor