Rikthehet Rita, “kriza e çerekut të jetës” (FOTO)

Rita më në fund ka mbajtur premtimin e saj për materiale të reja, duke publikuar këngën e re “Your Song” (Kënga juaj). Në një intervistë për nurmin e fundit të revistës Legend ajo thotë se është e lumtur që rikthehet në muzikë, dhe fokusi i saj ka ndryshuar drejt punës dhe jo jetës në dashuri.

Këngëtarja kosovare duket mjaft mahnitëse në fotot e reja për numrin e qershorit të revistës. Ajo flet për frymëzimin pas albumit të ri ku shpjegon: “Me këtë album, unë përmirësohem si tekstshkruese dhe munda të eksploroja vetveten. Tani nuk është më vetëm “Oh, me kë po takohet Rita?”.

Këngëtarja e cila krahas muzikës nisi aktrimin dhe prezantimin, shton se ndjente nevojën të qëndronte pak larg muzikës që nga albumi i saj në 2012.

Duke reflektuar mbi atë që revista e quajti “kriza e çerekut të jetës” këngëtarja tha: “Shpenzova kohë me familjen time. Shkova në shtëpi dhe hëngra çfarë dëshiroja. Thjesht u kënaqa me veten time”, thotë Rita.