Ekzekutohet në rrethana misterioze shqiptari në Ekuador, dyshohet për pazar droge (Emri)

EKUADOR – Një 36-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri pranë Bashkisë së Grau Ruiz, në periferi të Guayaquil, Ekuador.

Media vendase “ElUniverso”, raporton se shqiptari si Iler Hidri,u ekzekutua, mes rrugëve të quajtura “39” dhe “Ch”.

36-vjeçari  sapo zbriti nga makina u qëllua në shpinë nga një burrë i paidentifikuar në orën 8 të mbrëmjes të së martës.

Autori, menjëherë pas vrasjes, u largua me motor, por policia ekuadoriane dyshon se ka patur edhe një bashkëpunëtor. Policia po heton për lidhjet e mundshme që mund të ketë patur shqiptari kohët e fundit me persona të tjerë.

Në momentin kur u qëllua, shqiptari kishte veshur këmishë, pantallona të shkurtra dhe shapka me gisht. Atij iu gjetën tre telefona celularë dhe një sasi parash. Megjithatë nuk dihen ende arsyet pse shqiptari u vra, por si pistë kryesore është ajo e pazareve të drogës.

/BW