Andrea Pirlo: Ja kush e meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’

Italy's Andrea Pirlo waves to the supporters as he arrives at the dugout as a substitute before the start of their international friendly soccer match against Republic of Ireland at Craven Cottage, London, Saturday, May 31, 2014. (AP Photo/Sang Tan)

Ish-mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo ka dhënë mendimin e tij në lidhje me fituesin për “Topin e Artë”.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, Pirlo theksoi se ky është fiti i duhur për portierin legjendar.

“Mendoj se po. Nëse Juventus fiton Champions Leaguen atëherë Buffon meriton “Topin e Artë”. Këtë herë mendoj se është viti i duhur” , u shpreh ai.

Kujtojmë që më 3 qershor Juventusi dhe Real Madrid do të përballen në finalen e madhe të Champions Leagues.