Ardit Gjebrea zemërthyer, humb “betejën” me…(Foto)

Ardit Gjebrea, një nga moderatorët që di të bëjë për vete publikun dhe të përçojë mesazhe të duhura. E tillë ndodh edhe tek emisioni “Ka një mezazh për ty”, ku historitë që Gjerbrea sjell çdo të dielë, ka prekur zemrat e shqiptarëve duke bashkuar dhe pajtuar njerëz.

Por jo gjithmonë funksionon ku një nga mesazhet e së dielës së shkuar nuk ka mundur të zbusë zemrën e djaloshit, i cili ishte ftuar nga ish e fejuara e tij, që ti kërkonte falje dhe të pajtoheshit.

Djali nuk pranoi të kthehet pas te e fejuara, kjo për shkak të xhelozisë që ajo kishte, madje edhe cënimin e lumturisë dhe stresin e sjellë në çift nga ish e fejuara, vetëm 20 vjeçe.

Ky mos pajtim ka mërzitur jo pak moderatorin Gjebrea. “Hmmmm… Niko nuk bindet, po nuk bindet fare ama… Pak i trishtuar jam”,-shkruan Arditi në rrjetin social facebook.

Ky ishte një nga të paktat raste që mesazhi i përcjellë nuk është pranuar. Historia e çiftit i cili po shkon drejt ndarjes, ka prekur Arditin, ku përtej përpjekjeve që djali ti jepte një shanc ish të fejuarës, nuk ja arriti.