20 vite të përgjakshme, harta tregon sulmet makabre terroriste në mbarë botën

Të dhënat nga “Baza e Terrorizmit Global” të përpiluara në një vizualizim i të dhënave, tregojnë veprimtarinë terroriste në dy dekadat e fundit. Në SHBA, përqindja që ju të jeni i rrezikuar për shkak të terrorizmit është afërsisht 1 në 46,000. Në të gjithë botën, kjo normë mund të ndryshojë. Në një përpjekje për të përfytyruar këto rreziqe globale, hulumtuesit e “Carnegie Mellon” u bashkuan me Robert Muggah, një ekspert i sigurisë globale dhe drejtor i Institutit të Mendimit Igarapé. Së bashku, ata krijuan “Earth TimeLapse”, një platformë interaktive që mbështetet në të dhënat nga “Baza e të Dhënave të Terrorizmit Global” për të krijuar harta se sa vdekje lidhen me terrorizëm çdo vit në mbarë botën.

20 vitet e përgjakshme

1-Viti 1996 një vit me një varg sulmesh në Amerikën Qendrore dhe në Azinë Jugore. Në dhjetor të atij viti, një bombë në një tren në Indi vrau 33 njerëz.

2-Një vit më vonë, në vitin 1997, shpërthimet vetëvrasëse në Izrael vranë shumë civilë dhe lanë më shumë se 150 të plagosur. Shpërthime gjithashtu u raportuan në Sri Lanka dhe Egjipt, me bomba që i mori jetën qindra civilëve. Po atë vit, një sulm përfshiu Indinë, ku u vrarë 23 cilivë.

3-Në vitin 1998, humbja më e madhe për shkak të aktivitetit terrorist u rregjistrua në Kenia dhe Tanzani. Anëtarët e al-Kaidës bombarduan dy ambasadat amerikane, duke vrarë më shumë se 200 civilë dhe duke plagosur mbi 4.000 persona.

4-Aktiviteti më i keq i vitit 1999 ndodhi në rajonin Dagestan në Rusi. Një seri shpërthimesh goditën ndërtesat e banimit, duke vrarë rreth 300 civilë dhe duke plagosur më shumë se 1,000 qytetarë. Debatet vërtiten nëse separatistët çeçenë i kryen ata ose qeveria ruse i organizoi për të zgjedhur Vladimir Putinin në detyrë.

5-Kthesa e mijëvjeçarit ishte një vit relativisht paqësor. Dy ditë para vitit të ri në 2000 ku pa sulmin e parë të madh: një valë shpërthimi në Filipine që vrau 22 civilë dhe plagosi afërsisht 100 persona.

6-11 shtatori 2001 shënoi humbjen më të madhe të jetës në SHBA nga një sulm i jashtëm në historinë e vendit. Më shumë se 2.700 njerëz u vranë nga sulmet tek Kullat Binjake të New York City. 300 viktima ishin zjarrfikës dhe personel i urgjencës.

7-Një vit më vonë, viti 2002 pati një pako të veprimtarisë në Izrael dhe Amerikën e Jugut. Sulmet e Sniperit në rajonin mes Atlantik dhe SHBA-ve vranë 17 veta dhe plagosën 10 civilë.

8-Bombardimet u ndien edhe në 2003, pas sulmeve në Rusi, Marok dhe Izrael. Ndërsa filloi lufta në Irak, shpërthimet vetëvrasëse filluan të bëheshin edhe më të zakonshme në të gjithë vendin.

9-Mars i vitit 2004 shënoi shpërthimet e trenave në Madrid, të cilat vranë afro 200 njerëz dhe çoi në mbi 2,000 lëndime. Sulmet u përhapën gjithashtu në Irak dhe Pakistan. Talebanët dhe al-Kaeda ishin përgjegjës atë kohë për sulmet në Europë dhe Lindjen e Mesme.

10-Në fillim të vitit 2005, qyteti i Irakut përjetoi një sulm nga një bombë që mori 127 jetë njerëzish dhe plagosi qindra të tjerë. Në korrik, katër bomba vetëvrasëse shpërthyen në një autobus në Londër. Ajo vrau më shumë se 50 civilë dhe çoi 700 të plagosur

11-Trazirat në Lindjen e Mesme vazhduan të prodhonin sulme terroriste mujore në Irak, Afganistan dhe Pakistan. Në korrik, bombat me presion në një tren Mumbai gjithashtu çuan në qindra vdekje dhe të plagosur.

12-Bombardimet e dyfishta në tregjet e jashtme në Irak u zhvilluan në dy muajt e parë të vitit 2007. Kur një seri sulmesh me bombë vranë 800 civilë dhe plagosën 1.500 të tjerë. Ky është sulmi i dytë më vdekjeprurës pas 11 shtatorit.

13-Një seri e koordinuar e të shtënave u regjistrua në Mumbai në nëntorit të 2008, ku qindra civilë u vranë dhe u plagosën. Disa terroristë u mbështetën tek armët, ndërsa të tjerët hodhën tetë bomba mbi qytet.

14-Gjysma e parë e vitit 2009 pati një aktivitet relativisht të vogël terrorist por gjysma e dytë u rrit pasi në Irak dhe Indi u vranë mijëra civilë nga shpërthimet vetëvrasëse dhe nga të shtënat e pakontrolluara. Bombardimet vranë qindra civilë në Irak dhe Pakistan në tetor të atij viti.

15-Aktiviteti më i keq i vitit 2010 ndodhi në Pakistan, kryesisht për shkak të bombardimeve vetëvrasëse. Më shumë se 500 vetë u plagosën prej tre ditësh në shtator, të gjitha për shkak të bombardimeve.

16-2011 ishte një vit veçanërisht i përgjakshëm. Pakistani dhe India përbënin pjesën më të madhe të aktivitetit terrorist, ndërsa Afrika lindore dhe Amerika e Jugut treguan nivele modeste të konfliktit.

17-Me luftën në Irak në të kaluarën, burime të reja konflikti kaluan kufirin perëndimor në Siri në 2012. Damasku dhe Aleppo u bë vatra për veprimtarinë terroriste.

18-Konflikti u intensifikua në këto vende të Lindjes së Mesme në 2013, pasi shpërthimet e makinave në Damask në shkurt i morën jetën 80 civilëve dhe plagosën 250 të tjerë. Bombardimet e maratonës në Boston në prill vranë pesë persona dhe plagosën më shumë se 200 civilë.

19-Sulmet e “Boko Haram” në Nigeri çuan në vdekjen e më shumë se 200 personave dhe të plagosur në mars më shumë se gjatë vitit 2014. ISIS vazhdoi të shkatërronte Sirinë dhe Irakun.

20-Trazirat në Nigeri dhe Kamerun çuan në mijëra vdekje të shkaktuara nga grupi “Boko Haram” duke hapur zjarr ndaj civilëve. Bombardimet në Turqi dhe Jemen gjithashtu çuan në qindra vdekje. Në dhjetor të vitit 2015, reklamuesit që pretendonin besnikëri me ISIS vranë dhe plagosën cilivë në San Bernardino të Kalifornisë.

Burimi: Independent/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë