Për çfarë do të flasë kreu i Kuvendit? Meta paralajmëron një deklaratë për mediat sot në mesditë

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka paralajmëruar një komunikim për mediat gjatë ditës së sotme. Zyra e shtypit e Kreut të Kuvendit ka njoftuar se prononcimi i Metës do të jetë në orën 12:15 jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.

Nuk ka një temë të këtij komunikimi mediatik, por sigurisht vettingu dhe seanca e djeshme do të jenë pjesë e deklaratës së Metës, nisur nga rikthimi dhe miratimi me shumicë votash i anëtarëve të opozitës në komisionet e verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.