“Kastrati Group”, 25 vjet histori suksesi

Kompania “Kastrati Group” festoi të hënën 25-vjetorin e themelimit të saj me surprizën e këndshme të “Auto Star Albania sh.a. – Mercedes-Benz Shqipëri”.

“Auto Star Albania Sh.a-Mercedes Benz Shqipëri” është një investim shumë i rëndësishëm i Kastrati Group prej 30 milionë euro,  investimi më i madh në Ballkan.

 Kompania “Auto Star Albania Sh.a-Mercedes Benz Shqipëri’ ka inauguruar ambientet e reja të kësaj qendre me standardet më të larta dhe cilësinë më të mirë të shërbimit. Në këtë aktivitet merrnin pjesë personalitete të rëndësishme vendase dhe të huaja, veç Presidentit të kompanisë Shefqet Kastratit, ishin dhe kryebashkiaku i Tiranës.

“Auto Star Albania sh.a”,  në territorin e Republikës së Shqipërisë është përfaqësia e vetme zyrtare e liderit botëror te industrisë së automobilistikës “Daimler AG”, që ofron produktet e markës MercedesBenz. Themeluesit e kompanisë Z. Gottlieb Daimler dhe Z. Carl Benz në vitin 1886 shënuan histori me shpikjen e automobilit të parë, por ende sot “Daimler AG” vazhdon të formësojë të ardhmen e automobilistikës. Produktet dhe shërbimet e këtij lideri botëror ofrohen pothuajse në të gjitha tregjet botërore ku që prej vitit 1996 “Auto Star Albania sh.a” i mundëson edhe në tregun shqiptar.