FOTO/ Detaje, çfarë s’u pa dje në kamera nga seanca e jashtëzakonshme në Kuvend

Seanca e jashtëzakonshme pasditen e djeshme do të kishte një rend dite të ngjeshur me vendime të rëndësishme, por ndryshe nga sa pritej , ajo nuk ishte nga ato seanca të rralla ku mbizotëronte konsensusi i plotë. Kjo pasi palët do të kishin kontestime sa i përket ndryshimeve ligjore në Kodin Zgjedhor, Ligjin e Medias apo dhe Kodin Penal.

Rendi i ditës

Në axhendën e Parlamentit ishte edhe miratimi i një pakete ligjore që ashpërson në Kodin Penal shit-blerjen e votës, vendos rregulla të reja në ligjin e partive për financimin e tyre dhe përcakton me saktësi trasnmetimin mediatik të fushtës. Me miratimin në mesditë të dekreteve nga presidenti për 7 anëtarët teknikë të qeverisë, Kuvendi do ta votonte me konsensus këtë pjesë të marrëveshjes Rama-Basha, përveç disa kundërshtive të papërfillshme të disa prej deputetëve. Mbledhja e Parlamentit përkon edhe me tërheqjen e padisë në Kolegjin Zgjedhor kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për tejkalimin e afatit të dorëzimit të listave të kandidatëve për deputet. Një tërheqje kjo që u shkon për shtat të gjithëve, përsa kohë opozita vetë do të regjistrohet dhe do të dorëzojë listat përtej afateve të parashikuara ng Kodi, sipas një vendimi të pritshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kur të merret ky vendim, kryetari i KQZ nuk do të jetë më Denar Biba. Dorëheqja e tij, me argumentin se i shërbente krijimit të besimit për zgjedhjet, u pranua nga komisioni i ligjeve, i cili po kryen formalitet të fundit proceduriale përpara se në krye të KQZ-së të votohet Klement Zguri i opozitës dhe në krye të Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca.  Seanca e së hënës, që riktheu Partinë Demokratike në Parlament 3 muaj pas bojkotit të saj, do të marrte edhe një vendim tjetër shumë të rëndësishëm. Plotësimin e 2 komisioneve të vettingut, atë të verifikimit dhe të përzgjedhjes së kandidatëve me përkatësisht me 3 dhe 6 anëtarë të opozitës. Me plotësimin e këtyre vendeve nisin edhe afatet ligjore për votimin përfundimtar të 25 anëtarëve që do të bëjnë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.  Çka do të thotë se Parlamenti do të duhet të mblidhet sërish në një seancë tjetër të jashtëzakonshme në kulmin e fushatës elektorale për të miratuar në bllok me shumicë të cilësuar prej 84 votash emrat e atyre që të bëjnë vettingun.

Betohen ministrat e rinj

ZëvendësKryeministrja e re dhe gjashtë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar u betuan në kohë rekord para Presidentit të Republikës. Betimi i tyre u bë pak pasi ata u miratuan në Kuvend në bazë të marrëveshjes Rama-Basha. Ndryshimet ndodhën në një kohë rekord, ndërkohë që Kuvendi pritej të mblidhej sërish mbrëmjen e djeshme për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i shtyrë punimet e djeshme parlamentare deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. /H. Mesi

Më poshtë janë disa nga momentet e shkëputura nga fotoreporterët Hamza Hatika dhe Dritan Dushku nga seanca e djeshme plenare
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika