Video/Trump flet, sekretarin amerikan të tregtisë e zë gjumi pranë Ivankës

Duket se gafat e administratës Trump nuk do të mbarojnë asnjëherë dhe gjithmonë do të tërheqin vëmendjen e mediave botërore, të cilat janë përherë të gatshme të kapin detaje.

Këtë herë syrit të kameras nuk i shpëtoi sekretari amerikan i tregtisë Wilbur Ross cili ishte ulur përkrah Ivankës ,vajzës së Trump.

Ross shumë i lodhur sic edhe shohim nga pamjet Roos e këput gjumi, edhe pse kishte vendosur në vesh kufjet e posacme të përkthimit.

Episodi u shënua  gjatë një forumi Arabinë Saudite, ku Trump ndaloi gjatë turit të tij  të parë ndërkombëtar.

Por mesa duket sekretari ishte i lodhur të dëgjonte fjalimin e manjatit e ku ka më mirë sesa ta zërë gjumi pranë bukuroshes Ivanka.