Rama, Basha dhe doktrina Gili-vili

Rreth 20 vjet me pare, pas takimi Berisha Majko xhamat e kryeministrise dhe shtyllat e tensionit te larte nga Laci e Mamurrsi rane ne qetesi.  Kaq buje beri kjo detente politike sa u be e famshme nje kenge qe doli ne ate periudhe : Le te puthem le te puthen demokrate e socialiste. Kenga e Gilit apo Vilit (nuk me kujtohet sakte emri) u kthye ne hit…

Nga Ilir Babaramo

Ne fund te viteve 80 eshte mbajtur takimi i famshem i Rekjavikut. Ishte koha kur po perfondonte lufta e ftohte dhe Regan e Gorbacov ishin mbyllur ne nje takim koke me koke per te ndare boten. Me sakte, Gorbacovi po dorezonte territoret per te shpetuar cfare te mundte ne rendin e ri boteror qe po krijohej pas luftes se ftohte qe zgjati mbi 40 vjet.
Duke pritur te medhenjte e globit, keshilltari i Reganit e pyet homologun e tij sovjetik se cfare do bente Kremlini me Doktrinen e “Sovranitetit te Kufizuar”. “Do pershtasim nje doktrine te re. E keni degjuar kengen e Sinatres: We did our way?
Ky dialog beri xhiron e botes. Titulli i kenges se Sinatres qe ne nje perkthim fare te lire ne shqip mund te pershtatet : E hengrem çairin tone, u konsiderua nga te gjithe politologet si “Doktrina Sinatra”
Rreth 20 vjet me pare, pas takimi Berisha Majko xhamat e kryeministrise dhe shtyllat e tensionit te larte nga Laci e Mamurrsi rane ne qetesi.
Kaq buje beri kjo detente politike sa u be e famshme nje kenge qe doli ne ate periudhe : Le te puthem le te puthen demokrate e socialiste. Kenga e Gilit apo Vilit (nuk me kujtohet sakte emri) u kthye ne hit. Me pas u harrua. Tani eshte bere serish aktuale. Shpresoj qe pas ca kohesh politologet shqiptare te mos flasin per “Doktrinen Gili”