Dom Toshit i ndalohet kandidimi? Prokuroria: Ja e vërteta

Lajmi se Prokuroria në bazë të ligjit të dekriminalizimit, ka kërkuar ndalimin e kandidimit në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit për deputetin Tom Doshi, është mohuar nga kjo e fundit.

Referuar fakteve të publikuara në media kohë më parë, Doshi ka qenë i dënuar nga gjykata në 25 Maj 1990, me një vit heqje lirie me akuzën për “sjellje të padenjë në shoqëri”. Dhe sipas mediave pritet që KQZ të pranojë kërkesën e Prokurorisë.

Burime nga organi i akuzës konfirmuan se “ky lajm nuk është i vërtetë. Për rastin e vitit 1990, kur ai është dënuar për ‘sjellje të padenjë në shoqëri’, vepra hyn në kushtet e ndalimit, por duke qenë se z.Tom Doshi është rehabilituar për dënimin, nuk ka asnjë ndalesë, as për detyrën aktuale, as për kandidimin”,-pohojnë burimet për “BW”.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Tom Doshi do të kandidojë me siglën e Partisë Social Demokrate, duke kryesuar listën e kësaj force politike në Qarkun e Shkodrës.