Zgjedhjet në Kavajë, KQZ i kërkon Presidentit datën e re

0

Data e zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë në bazë të paktit të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha parashikohet në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshëm.

Lidhur me zhvillimin e këtyre zgjedhjeve KQZ është mbledhur pasditen e sotme për t’i dhënë zgjidhje çështjes së datës së zgjedhjeve të reja për Bashkinë e Kavajës.

 Mbledhja e sotme shërben për të vendosur dhe informuar presidentin për dështimin e procesit, mosmbajtjen e zgjedhjeve  me 7 Maj dhe nevojën për caktimin e një date të re zgjedhjesh.

“KQZ vendosi të konstatojë përfundimin pa votim dhe rezultat të zgjedhjeve në Kavajë më 7 maj 2017. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe kundër këtij akti mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda 8 ditëve nga shpallja. Me 6 vota pro dhe 1 kundër mbledhja e sotme mbaron dhe menjëherë t’i dërgohet akti presidentit për përgatitjen e shkresës për zgjedhjet”, deklaroi kryetari Denar Biba.