Leonardo DiCaprio sërish singëll, ndahet nga modelja 17 vjeçe më e vogël

0

Leonardo Di Caprio dhe Nina Agdal janë ndarë dhe janë në treg për verën 2017. Aktori 42- vjeçar dhe modelja daneze 25 vjeçe kanë qëndruar së bashku për rreth 1 vit, por sic duket gjërat nuk shkruan sic duhet.

Ende nuk dihet shkaqet e vërteta në ndarjes por pak ditë më parë Di Caprio është parë në Malibu në shoqërinë e një zeshkane të bukur. Fotot e aktorit dhe vajzës misterioze u shpërndanë nga e përditshmja britanike Daily Mail, e cila gjithashtu bëri publik lajmin e ndarjes së çiftit duke cituar një burim pranë tyre.

Të dy kanë vendosur në mëyrë paqësore që lidhja e tyre të mos vazhdonte me dhe që do të mbajnë ende marrëdhënie të mira së bashku. Gjatë gjithë këtij viti që kanë qenë bashkë çifti është munduar që mos të bjerë në sy të aparatit fotografik, duke u shfaqur shumë pak në publik.