Kreu i LIBRA, Ben Blushi: Edi Rama bleu Lulzim Bashën dhe PD me para në dorë

0

Kryetari i LIBRA,  Ben Blushi ka reaguar për marrëveshjen Rama-Basha duke e cilësuar si një rrezik për vendin. Në një konferencë për mediat, Blushi tha se partitë kryesore kanë amnistuar veten, ndërsa nuk i kurseu akuzat edhe për kreun demokrat Basha dhe kryeministrin Edi Rama.

Blushi tha se me këtë marrëveshje “Edi Rama bleu Lulzim Bashën dhe PD-në me para në dorë”.

Kreu i LIBRA shtoi se me këtë pak rrezikohet kapja e shtetit. “’Rrezikohet kapja e shtetit. Shteti shqiptar ka qenë i kapur nga një parti apo një parti e gjysmë. Tani rrezikohet të kapet nga tre bashkë. Kam disa muaj që them se të treja bashkë do bashkohen se kanë të njëjtin interes. Kush është interesi? Të mbrohen nga reforma në drejtësi”,- tha ai.

Ndryshe nga sa ka deklaruar Edi Rama se kjo marrëveshje i shërben integrimit, Blushi tha se se qeverisja e Bashës me PS do të largojë vendin nga BE.

“Kushdo që shkon nesër për të votuar duhet të dijë, nëse voton për Rilindjen ka votuar për Sali Berishën dhe nëse voton për PD, ka votuar për Edi Ramën. Kjo është e thjeshta e këtyre zgjedhjeve, i kanë lënë shqiptarët me qëllim pa opsion”,- tha ai.

Ajo që është më e rëndë, sipas Blushit, ka të bëjë më faktin se pas kësaj marrëveshje vendi është pa opozitë.