Këshilltari i deputetëve të LSI: Qeveri e 1 miliard eurove të OSHEE dhe CEZ

0

Pakti Rama-Basha edhe pse zyrtarisht quhet marrëveshje ngjan më shumë si një koalicion bashkëqeverisës PS-PD. Në media dhe në rrjetet sociale aleanca Rama-Basha po ironizohet si koalicioni më i çuditshëm që ka prodhuar politika shqiptare në 27 vjet.

Gazetari Dritan Kaba shkon përtej ironisë, duke sjellë në vëmendje një fakt që është jo vetëm nonsens politik, por edhe hedh dyshime për korrupsion. Gazetari Dritan Kaba e cilëson qeverinë e re si qeverinë e 1 miliardë eurove të CEZ dhe OSHEE-së.

“Qeveria e re, OSSHE-CEZ ose 1 miliard euroshe. PD kane vjedhur 550 milionë. PS kane vjedhur 450 milionë. Tani i kane bashke te dyja”, shkruan ai.

Të gjithë e kujtojnë që një prej çështjeve më të nxehta politike ka qenë afera e shitjes së CEZ. PS dhe PD akuzuan njëra-tjetrën për përvetësim miliardash. Sot OSHEE, pasardhësja e CEZ është vendosur në si post shkëmbimi për koalicionin.