Edi Rama: LSI do që të dalë forcë e parë. Ne në PS na duhen 71 vota në Kuvend

0

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë për marrëveshjen mes PS dhe PD, në një takim socialistët në Korçë. Rama tha se me këtë pakt, nuk ka asnjë tolerim ndaj PD-së. Ai tha se ministrat dhe drejtorët e PD-së nuk do të bëjnë as tenderë dhe as emërime.

Për herë të parë, kreu i PS-së ka folur dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Rama tha se të gjitha partitë duan të dalin forcë e parë në zgjedhje. “LSI do të që dalë forcë e parë. Dhe PD do që të dalë forcë e parë. Por dhe ne duam që dë të dalim force e parë, por duam të fillojmë me 71 vota për PS-në”,- tha Rama.

Ai u shpreh se marrëveshja me PD u bë që të mos kishte ankesa nga opozita për procesi e zgjedhjeve. “Se çfarë do të ndodh pas zgjedhjeve, atë e vendosi ju duke votuar Partinë Socialiste”,- tha Edi Rama.

Kryeministri tha se me  “do të takohem çdo muaj me mikun tim Lulzim Basha”.