“Republika e re” e Lulzim Bashës me kryeministër të vjetër, Edi Ramën!

0

Eshtë një fitore zgjidhja e sherrit tre mujor mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Futën një popull në tension dhe përplasje, trazuan ndërkombëtarët, u bënë gati për luftë dhe fatmirësisht pas një takimi tre orësh, kokë me kokë dhe krejtësisht vetëm të mbyllur në një dhomë-zyrë, ranë dakort. U arrit marrëveshje për ” zgjedhje te lira” theksoi Basha pas takimit tre orësh në zyrat e kryesisë se Kuvendit.

“Kemi një marrëveshje, bazuar te paketa McAllister. Kjo marrëveshje do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm më pas do të kemi një komunikim publik“, tha kreu i opozitës, Lulzim Basha. Ndërsa kryeministri Edi Rama tha vetëm: “Jam dakord 100% me kreun e opozitës“.

Natyrisht që është akt qetësie dhe normaliteti pas kësaj që u arrit mes tyre, sepse asnjeri nuk do sherr dhe destabilitet në Shqipëri. Por “Republika e re” e Lulzim Bashës, pas tre muajsh beteje arriti të rrëzojë Niko Peleshin, por jo Edi Ramën. Megjithatë priten të shikohen pikat e marrëveshjes gjatë ditës se sotme, por duket se “Republika e re” mbeti me kryeministër të vjetër!