Whatsapp sjell veçorinë e shumëpritur nga të gjithë, por me dy kushte …

0

Lajme të mira për gjithë përdoruesit e WhatsApp.

Aplikacioni do të shtojë një veçori të re dhe të shumëpritur!
WABetaInfo, blogu i cili tregon lajmet e fundit të aplikacionit, ka njoftuar se përdoruesit së shpejti do të jenë në gjendje të parandalojnë shumë situata të vështira.
Ku qëndron problemi?

Tani për tani, nëse fshini një mesazh të dërguar, ai fshihet vetëm në pajisjen tuaj, ndërsa shfaqet me sukses në ekranin e marrësit.

Funksioni Unsend do t’ju lejojë të tërhiqni mbrapsht, ose të modifikoni mesazhet tuaja edhe pas dërgimit të tyre.

Por kjo do të bëhet vetëm me dy kushte: mund ta bëni vetëm brenda 2 minutash dhe vetëm nëse marrësi nuk e ka lexuar ende mesazhin tuaj.

Përditësimi së pari do të jetë i disponueshëm në smartphones me bazë Windows.
Me siguri që këtë po e prisnit me padurim!