Fleckenstein pro Hahn: Përgjegjësia e qartë

Letra e hapur e eurodeputetit Johannes Hahn për shqiptarët, ku ndër të tjera shprehu keqardhjen për bojkotin e PD-së por që dha mesazhin për vazhdimin e procesit zgjedhor.

Pas kësaj letre komentet nga politika shqiptare nuk munguan por këtë herë ka reaguar raportuesi i PE-së për Shqipërinë, Knut Fleckenstein. Nga një status në facebook, Fleckenstein mbështeti mesazhin e Johannes Hahn për shqiptarët.

Në një postim në Twitter, Fleckenstein shkroi: “Mbështes mesazhin për popullin shqiptar. Pas bisedimeve në SHBA, jemi të trishtuar për situatën. E qartë se mbi kë rëndon përgjegjësia”.

Johannes Hahn i drejtoi një letër publike qytetarëve shqiptarë, ku u tregua i drejtëpërdrejtë dhe dënoi thirrjet për pengim të procesit zgjedhor, më 18 qershor.

“Më lejoni që të tregohem i qartë; dënojmë fuqimisht çdo thirrje për “aksione” që do të minojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe të drejta të tjera themelore. Këto “aksione” nuk mund të justifikohen dhe nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Europian”, thotë Hahn.