Meta për “konsensus” dhe në Kosovë

Shprehja e  famshme e Ilir Metës “Me qetësi dhe me dashuri” së fundmi ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë, teksa edhe politika kosovare ka nisur t’i referohet.
Në seancën plenare të ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, ku partitë opozitare kanë paraqitur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, Kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj i është drejtuar deputetëve të pranishëm në sallë me shprehjen “Me qetësi dhe me dashuri”, duke iu referuar Presidentit të zgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
“T’i marrim me qetësi. Presidenti i tanishëm i Shqipërisë thotë edhe me dashuri, dhe të japim një mundësi të barabartë…” , – u shpreh ndër të tjera z. Limaj.