Justin Timberlake dhe Jessica Biel, sherr në mes të rrugës

0

Justin Timberlake dhe Jessica Biel duket se kanë kaluar një moment të keq ditën e martë. Bukuroshja është parë teksa ecën para bashkëshortit të saj, pasi kanë drekuar në qytetin e New York-ut. Ndërkohë që ecte përpara, këngëtari i famshëm është parë ta thërrasë atë, por ajo nuk është kthyer për t’ju përgjigjur. Asnjëri prej tyre nuk dukej në një gjendje të mirë shpirtërore, ndërkohë që janë parë të shoqëruar edhe nga 3 djem të tjerë. Nga mimika e gojës, është vënë re që Justin ishte duke i thënë diçka bashkëshortes së tij, por kjo e fundit ka qenë e vendosur të mos e kthejë kokën, por të vazhdonte rrugën me kokën ulur.