Pas Tom Doshit dhe një tjetër deputet i PS kandidon në zgjedhje me partinë e Gjinushit

Tom Doshi nuk është i vetmi ish-deputet i Partisë Socialiste, që pasi u la jashtë listave nga Edi Rama, tentoi të kandidojë sërish në zgjedhjet e 18 qershorit.

Siç është bërë tashmë e ditur ai kryeson listën e Partisë Social Demokrate në Qarkun e Shkodrës.

Por mësohet se edhe një tjetër deputet aktual i PS-së, Ylli Ziçishti, i lënë jashtë liste nga Rama ka vendosur të kandidojë në zgjedhje me PSD-në e Skënder Gjinushit. Konkretisht ai kryeson listën e PSD-së në Qarkun e Gjirokastrës për PSD-në. Ndërkohë që në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës, ai u zgjodh deputet nga lista e PS-së në Qarkun e Korçës.
P5090006
“BalkanWeb” mëson gjithashtu se në listat e partisë së Gjinushit, nuk janë futur vetëm dy ish-deputetët e PS-së por edhe deputetja aktuale e Partisë Kristian Demokrate, Mirela Ferracaku, e cila hyri në Kuvend pas heqjes së mandatit të ish-kreut të kësaj partie, Mark Frroku.

Konkretisht, Ferracaku është renditur e dyta në listën e PSD-së për Qarkun e Tiranës, fill pas kryetarit të kësaj partie, Skënder Gjinushi.