Basha kapet sërish me Henri Çilin: Do ketë edhe për ty një copë diell nëse…

Në fjalën e tij nga çadra në ditën e 80 të protestës, kryetari i Partisë Demokratike vijoi me ndryshimet që ai do të sillte me Republikën e Re ndryshe nga qeveria Rama.

Ai nuk harroi të përmendte edhe kritikun e tij, analistin Henri Çili, kur përmendu sektorin e arsimit.

“Akademikët dhe studentët do të jenë ata që do të menaxhojnë universitetet. Edhe Henri me shokët e tij do të kenë një copë diell në Republikën e Re, por që të bëni këtë duhet të konkurroni me sektorin publik, por nëse nuk e bëni këtë do merrni” tha Basha duke treguar brrylin.