Pas trazirave në Shkup, Brukseli fton në vizitë zyrtare kryeparlamentarin Xhaferi

Kryetari i ri i Parlamentit, Talat Xhaferi, udhëtimin e parë zyrtar do ta realizojë në qendrën e Evropës – në Bruksel, shkruan gazeta KOHA.

Zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim i kanë thënë KOHA-s se nesër dhe pasnesër, me ftesë të zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Evropian, Xhaferi do të zhvillojë takime të rëndësishme, ndërsa me këtë vizitë zyrtare, Brukseli edhe njëherë do ti çojë porosi Maqedonisë se kryetar legjitim i Maqedonisë është Talat Xhaferi.

“Njëherësh, Brukseli dëshiron ta rikujtojë presidentin Ivanov të mos ngurrojë ta dorëzojë mandatin për formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re”, thonë zyrtarë të BDI-së.