Aksidentohen me makinë 2 këngëtarët e njohur shqiptarë (Foto)

Reperët e njohur nga Kosova janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në Kosovë.

Në disa fotografi të siguruara nga lajmi.net, shihen dy këngëtarët të cilët janë përplasur me makinën me të cilën udhëtonin me një mjet tjetër.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen Dardania afër Postës së madhe.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet për shkak të reshjeve të shiut dhe terrenit të lagur.