Rama: PD po i bën rezistencë Drejtësisë, por Vetting-u do bëhet

Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në qarkun e Elbasanit, deklaroi se pavarësisht tentativave që opozitës, e cila është ngujuar në çadër, vettingu do të vazhdojë. Kreu i qeverisë shprehu vendosmërinë e tij për të bërë shtet.

“Po të ishim të gjithë njëlloj, nuk do të kishim qiellin blu, por renë e tymit të plehrave sikur e kishim 2 vite më parë kur erdha këtu me Qazimin për të kërkuar besimin tuaj.

Shqipëria që kemi nuk rrezikon t’i shikojë sipërmarrjet të falimentuara për shkak të borxheve, natyrisht ka nevojë që të rritet akoma më shumë, por sot rritet me 3.5% ndryshe nga 0.5% e ça që kishim.

Shqipëria që duam është një Shqipëri ku ka drejtësi të barabartë për të gjithë dhe ka shtet që sillet njëlloj me të gjithë.

Që të rrisim ekonominë duhet të bëjmë shtet dhe të vendosim drejtësi dhe unë iu siguroj se sa më shumë rezistencë i bëjnë drejtësisë ata që janë ngujuar në cadër, aq më i bindur jam që drejtësia do të bëhet dhe vettingu nuk ndalet.

Me të njëjtin pasion që po luftojmë për zhbllokuar për vettingun do të luftojmë për të punësuar të gjithë ata që duan të jetojnë me punë” tha Rama.