VIDEO/ Roma-Lazio, simulimi i Strootman nuk është penallti

Nuk ka asnjë kontakt, në brendësi të zonës së Lacios, mes Wallace dhe Strootman.

Holandezi kërcen dhe bie sikur është prekur nga lojtari tjetër, duke detyruar drejtuesin e garës të japë një penallti.

Arbitri jep një goditje nga pika e 11-metërshit të cilën Daniel De Rossi e transformon në gol, duke i dhënë mundësinë Romës të barazojë në minutat e fundit, përpara përfundimit të pjesës së parë.

Nuk është hera e parë qe Strootman bën një simulim. Holandezi ka bërë një gjest të diskutueshëm edhe në derbin e kaluar.
/BW