Fansat ‘kryqëzojnë’ Arbanën se nuk u pëlqeu fustani! …të mendosh që e bleu…

Moderatorja simpatike e “Big Brother”, Arbana Osmani, ka qenë në qendër të vëmendjes nga ana e portaleve, pasi është kritikuar nga ndjekësit e saj për veshjen në natën e të shtunës, teksa prezantonte spektaklin.

Si fillim mediat shkruajtën për fustanin e saj, i cili ishte shumë i kushtueshëm, por pavarësisht kësaj fansat nuk kanë qenë shumë dakord me paraqitjen e Arbanës. Ata e kanë kritikuar fustanin, pasi u cilësua si shumë i shkurtër, fustan diskoje, nuk i përshtatej me moshën si dhe format trupore të saj, te cilat sipas tyre nuk janë për atë fustan.

Fustani që e bëri moderatoren të guxonte me paraqitjen e saj, duke ekspozuar më shumë se zakonisht kushtonte ekzaktësisht 1900 Euro.