Erla Mëhilli tregon bashkëshortin dhe djalin (FOTO)

Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, familjen e ka lënë gjithmonë jashtë vëmëndjes mediatike, ku rrallë herë poston foto me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Por mesa duket, Erla ka “thyer” betimin dhe në një foto të publikuar në Instastory, ajo ka prezantuar djalin e saj bukurosh me kaçurrela dhe bashkëshortin e saj, i cili gjithashtu merret me politikë dhe është deputeti i PD-së.

Deputeti Keltis Kruja dhe djali i tyre, duken të veshur me fanellat e skuadrës së Tiranës dhe qëndrojnë ulur, duke parë ndeshjen e derbit. Një moment ky shumë i veçantë, i cili nuk mund të lihej pa publikuar nga vetë Erla.