Lirimi i Haradinaj, “hakmarrja” e vogël e Serbisë ndaj Francës. Ja çfarë vendos

Serbia duket se nuk po arrin të gjejë paqe dhe t pajtohet me vendimin e gjykatës në Colmar të Francës që la të lirë liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn. Themi këtë pasi serbët kanë vendosur të “hakmerren” me mënyrën e tyre dhe si për inat kanë vendosur të pezullojë vizitat e zyrtarëve shtetërorë serbë në Francë, bën me dije agjencia serbe “Beta”.

Mësohet se qeveria e Serbisë ka urdhëruar të gjithë zyrtarët qeveritarë, punonjësit e ministrisë, si dhe drejtorët e kompanive publike që të anulojnë vizitat e planifikuara në Francë për tre muajt e ardhshëm.

Ky vendim është marrë pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Francë që refuzoj kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve, “zyrtarët serbë do t’i minimizojnë kontaktet me francezët, kurse ambasadorit të Francës në Beograd i është dorëzuar notë proteste, në të cilën është shprehur qëndrimi i Serbisë se vendimi për lirimin e Haradinajt është i motivuar politikisht”.