19 kandidatë për deputetë nga LRI vetëm në Tiranë

Listën e të besuarve si kandidatë për deputetë të LSI për qarkun më të madh në vend, Ilir Meta ka zgjedhur ta publikojë vetë në daljen e tij të fundit përpara mediave si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Pas përgatitjeve dhe listave të kandidatëve dhe pas mbledhjes së Kryesisë kam kënaqësinë të publikoj përpara jush listën e kandidatëve për deputet për Qarkun e Tiranës që kryesohet nga ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj, Fleida Kërpaçi, Indrit Brahimllari, Luan Rama, Kledi Pojana, Ardit Çela, Eriona Xhixho, Ylli Shehu, Edmond Rrushi, Ralf Gjoni, Rea Kotani, Adela Karapici, Petrit Vargu”, deklaroi Meta.

Ajo çka bie në sy në këtë listë të parë të LSI është prania e të rinjve të LSI, të cilëve Ilir Meta u ka besuar një peshë të rëndë në lista, por Ilir Meta konfirmoi se ministrat dhe deputetët aktualë të LSI do të kryesojnë qarqet në mbarë vendin.

Por ndryshe nga sa pritej, edhe pse ishte bërë pjesë e listës në Qarkun e Tiranës, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka refuzuar publikisht kandidimin me arsyetimin se do të vazhdojë t’i jetë mirënjohës LSI, por jo si deputet pasi politika sipas tij bëhet edhe si qytetar i lirë, vendim ky që është komentuar edhe nga kryetari Meta.

“Manjani ka qenë në listë. Nuk ka pranuar të jetë në listë. Është i respektuar në zgjedhjen e tij. Listat i bëjnë forumet e LSI, unë vazhdoj të jem kryetar i LSI-së deri në mbrëmje. Secili mund të paraqesë shqetësimin e tij. Të rinjtë janë të parët me LSI”, tha Meta.

Në këtë listë me 36 kandidatura për Qarkun e Tiranës Ilir Meta theksoi se LSI ka synuar të përfshijë të rinjtë e LRI dhe të respektojë kuotat gjinore. Në këtë dalje të fundit nga selia e partisë që drejtoi për 13 vjet, Meta tha se të mërkurën Petrit Vasili do të emërohet zyrtarisht pasardhësi i tij në krye të LSI.

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi reagoi pas daljes së emrave të kandidatëve për deputetë të LSI-së për qarkun e Tiranës.

Kërpaçi i ka dedikuar një falënderim publik, Ilir Metës, ndërsa premton se do luftojnë që Shqipëria të bëhet vendi i ëndrrës evropiane.

Statusi i plote

LRI,FORCA E TË RINJVE

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, të Rinjtë janë të parët!

Si Kryetare e Levizjes Rinore per Integrim ndihem e emocionuar qe nga 36 kandidatë në Tiranë 19 kandidatë janë të LRI! Emocion vleresimi per punen e bere dhe pergjegjesi per shpresen dhe prosperitetin qe do duhet me akoma me shume energji dhe perkushtim ti ofrojme rinise Shqiptare.

Faleminderit Ilir Meta, lideri dhe miku me te mire i te rinjve per besimin, mundesine e kandidimit dhe shansin qe me ofrove mua dhe te rinjve te LRI per te shkruar historine e te ardhmes se brezit tone!

Na ke mesuar se njerezit nuk kane vlera nga veshja e pushtetit por nga thjeshtesia e serioziteti, se suksesi vjen nga korrektesia e qendrimi gjithmone besnik njerezve qe na kane dhene besimin per te qeverisur.

Ti na ke dhene shume lideri jone. Une jam e bindur se si Kryetar Shteti do jesh siguria e brezit te ri per stabilitet, paqe dhe mbrojtje te Shqiperise nga therrmimi i themeleve te shtetit tone modest.

Tani eshte momenti qe me mesimet tuaja, me shembujt tuaj, me Shanset qe ju ka keni dhene, ne te vazhdojme misionin per njerezit qe besojne te LSI, per te rinjte e Shqiperise, per vendin tone!

Do luftojme dhembe per dhembe, derisa Shqiperia jone modeste te jete vendi i endrres Evropiane,asaj endrre qe krijoi LSI ne 2004,ku ata qe do jetojne ketu, te kene begati e krenari per vendin e shqiponjes dykrenare.

Me LSI te gjithe kane një Shans!Sot jemi më të fortë se kurrë!#NJËSHANSPËRTËGJITHË