Thirrja e mësueses në Kavajë: “Do presim Kryeministrin”, Rama reagon ashpër

Thirrja e mësueses nga Kavaja, e cila gjatë një ore mësimi në gjimnazin “Aleksandër Moisiu”, u thoshte nxënësve që sot duhet të jenë në akvititetin e kryeministrit Rama me votuesit për herë të parë të këtij qyteti, e ka pësuar keq.

Elona Bizhdili është mësuesja e cila u denoncua nga PD-ja, e që mesa duket që prej ditës së sotme, ajo nuk do të jetë më pjesë e arsimit, kjo pasi u shkarkua live nga salla e kuvendit nga Kryeministri Rama.

Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka reaguar për këtë rast, ku theksoi se mësuesit në mbarë vendin kanë lirinë të angazhohen me cdo forcë politike, por sipas Ramës, është në shkelje nëse e thotë brenda mureve të klasës, bindjen e saj.

“Jam unformuar se një mësuese në klasë u thotë nxënësve që duhet të shkojnë në takimin në Kavajë, ministrja e ka shkarkuar dhe larguar nga sistemi arsimor atë mësuese dhe unë ta them sot edhe njëherë qartë e prerë për të gjithë mësuesit dhe mësueset e vendit, secili ka lirinë dhe të drjtën të angazhohet politikisht me cdo forcë politike, të flasë me këdo, por është në shkelje flagrante jo vetëm të ligjit por edhe etikës së shkollës nëse e thonë në klasë, brenda mureve të shkollës”,-tha Rama.