Obeziteti më vrasës se duhani dhe diabeti, shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme

Obeziteti është shkaku kryesor i shkurtimit të viteve të jetës nga vdekja e parakohshme. Ky fakt është zbuluar nga një studim i prezantuar në mbledhjen e Shoqatës së Mjekësisë së Brendshme të Përgjithshme 2017, që u mbajt në Washington dhe u drejtua nga ekspertë të klinikës Cleveland të Universitetit të Mjekësisë në New York.

Në klasifikimin e ‘vrasësve të mëdhenj’ botërorë, obeziteti e kalon diabetin dhe duhanpirjen, respektivisht në vend të dytë dhe të tretë. Në vijimësi këta shkaktarë ndiqen nga tensioni i lartë dhe kolesteroli.

Duke përdorur simulacionet në kompjuter, studiuesit kanë vlerësuar ndikimin e çdo faktori (nga obeziteti tek duhani apo tensioni i lartë), mbi rrezikun e vdekjes parakohe para moshës 70 vjeç. Në veçanti, është konstatuar që obeziteti “vjedh” 47% të viteve të jetës më shumë se sa duhanpirja, shkruan TgCom.